Dashi
Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill
Një ditë që duket se fillon me këmbë të mbarë, ju lutemi mos e prishni. Puna kërkon shumë impenjim dhe po ju merr shumë kohë.
Demi
Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj
Këtë të premte ndiheni me fat dhe të fortë, dashuria ju buzëqesh dhe Hëna është në avantazh me shenjën tuaj. Shumë kolegë ju marrin si pikë referimi në punë.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj - 20 Qershor
Një ditë e trazuar, më mirë të shtyni çdo diskutim në dashuri për të premten. Puna, nga ana tjetër, do të jetë në gjendje t’ju largojë nga mendimet tuaja dërrmuese.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor - 22 Korrik
Çfarë mund të jetë më mirë se të kaloni një mbrëmje romantike me partnerin/en tuaj? Kurseni forcat në punë, sezoni i ri do të shoqërohet me surpriza të mëdha.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik - 22 Gusht
Hëna është në shenjën tuaj, mos e humbisni këtë mundësi të madhe. Jeta profesionale mjaft e ngarkuar, rekomandoj të mos keni luhatje humori.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht - 22 Shtator
Jeta duhet marrë ashtu siç vjen, pa marrë shumë për kot dhe pa e vrarë shumë mendjen. Puna, ashtu si dashuria, ecën me ritme të ngadalta, por do të ketë një pikë kthese që fillon në shtator.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator - 22 Tetor
Pasditja e të premtes do të jetë paksa e përmbajtur për ndjenjat tuaja, por të premten pasdite do të ketë vend për rikuperim. Puna, për profesionistët e pavarur, do të ketë një pikë kthese në javët në vijim.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor - 21 Nëntor
Miqësia, ashtu si dashuria, duhet të kultivohet, por kujdes mos e kaloni cakun që i ndan të dy! Kolegët ju vlerësojnë dhe ju respektojnë, përpiquni të veproni dhe ju si ata.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor - 21 Dhjetor
Dashuria është gjithmonë e rëndësishme për ju, por ndonjëherë ju duhet të shpërqendroheni edhe nga një Cupid për të jetuar në paqe me veten. Ndërkohë puna vazhdon t’ju japë kënaqësi.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor - 19 Janar
Përpiquni të lini mënjanë mendimet negative, ato nuk janë të mira as për shëndetin tuaj. Jeta profesionale nuk ju kënaq plotësisht.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar - 18 Shkurt
Gjërat shkojnë me ritme sloë motion në dashuri, por mos u shqetësoni, është një shenjë e mirë. Puna do të japë kënaqësinë e saj në sezonin e ri.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt - 20 Mars
Dashuria është në mbërritje e sipër, me ritme të ngadalta, por aventurat nuk mungojnë. Puna ju streson shumë, ndoshta është koha për një pikë kthese.