Hendbollistja shqiptare që luan në
Gjermani i jep super-lajm Kosovës

Hendbollistja shqiptare që luan në<br />Gjermani i jep super-lajm Kosovës<br>
Kosova ka shumë sportistë që luajnë në ligat e ndryshme evropiane. Ndër to është dhe hendbollistja e talentuar Doruntina Sylejmani, e cila luan për ekipin gjerman HSG Vfr Eintracht, shkruan albinfo.ch.

Ajo ka vizituar Federatën e Hendbollit të Kosovës dhe është pritur nga sekretari i përgjithshëm, Izet Gjinovci.

Doruntina është e lindur në vitin 1999, e gjatë 177 centimetra dhe luan në pozitën e bekut të majtë.

Federata e Hendbollit e Kosovës i kushton shumë rëndësi talenteve sidomos synon një pjesë të madhe të tyre t’i bashkohen kombëtares së Kosovës, dhe Doruntina këto ditë të fund vitit 2017 i shfrytëzoi që të rregullon edhe dokumentacionin e Kosovës dhe do të jetë në dispozicion Kombëtares së Kosovës në sfidat e ardhshme, thuhet në njoftimin e Federatës së Hendbollit.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal