Hëngri 76 hot-dog për 10 minuta, amerikani thyen Rekord botëror

Hëngri 76 hot-dog për 10 minuta, amerikani thyen Rekord botëror

Joey Chestnut

SHBA- Amerikani Joey Chestnut ka thyer rekordin e tij botëror pasi hëngri 76 hot-dog për 10 minuta. Joey Chestnut ka fituar për herë të 14 konkursin tradicional ndërkombëtar të konsumimit të hot-dog, i cili zhvillohet çdo vit më 4 korrik me rastin e festës kombëtare në SHBA.

Chestnut kishte vendosur para dy vitesh rekordin me 75 hot-dogë për 10 minuta. Ndrësa, vitin e kaluar konkursi nuk u mbajt për shkak të pandemisë.

Konkursi nuk u realizua si gjithmonë jashtë restorantit "Hot Dogs Nathans", por u realizua në një fushë bejsbolli, e cila kishte 5000 spektatorë.

"Jam shumë i lumtur që në konkurs kishte publik. Edhe pse nuk ndihesha rehat, më pëlqente që publiku me motivonte dhe më jepte kurajon për të vazhduar", u shpreh Joey Chestnut.

Joey Chestnut

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja