Henri VI, Shqipëria
prezantohet në Londë
Në 12 dhe 13 Maj 2012 Teatri Kombëtar Shqiptar do të jetë i pranishëm në Londër ku do të performojë “Henry VI” (pjesa e dytë) në shqip në skenën e teatrit “Globe”. Trupa shqiptare do të prezantohet si pjesë e festivalit “Globe to Globe”, me një nga 37 shfaqjet e Shekspirit që do të interpretohen në 37 gjuhë të ndryshme. (Në foto, Warwick, Henry VI, pjesa 1, Akti II, skena IV)
Në 12 dhe 13 Maj 2012 Teatri Kombëtar Shqiptar do të jetë i pranishëm në Londër ku do të performojë “Henry VI” (pjesa e dytë) në shqip në skenën e teatrit “Globe”. Trupa shqiptare do të prezantohet si pjesë e festivalit “Globe to Globe”, me një nga 37 shfaqjet e Shekspirit që do të interpretohen në 37 gjuhë të ndryshme.
“Shakespeare’s Globe” ndërkohë po kërkon një person që të ndihmojë në reklamimin e shfaqjes për komunitetin shqiptar në Angli dhe si shpërblim do t’i japë bileta falas dhe shpërblime të tjera, pa llogaritur që kjo do të jetë diçka e madhe për të qenë pjesë e saj dhe do të jetë shumë argëtuese. “Ne jemi duke rekrutuar vullnetarë për të na ndihmuar të shpërndajmë fjalën për këtë ngjarje”, shkruhet nga organizatorët e festivalit. Festivali Globe to Globe do të mbahet prej 21 Prill 2012 dhe për gjashtë javë rresht do të prezantojë në Globe Theatre të Shekspirit, një program shumëgjuhësh të veprave të autorit anglez. 37 kompani ndërkombëtare paraqesin nga një vepër të Shekspirit në festivalin që organizohet në kuadër të Lojërave Olimpike “Londër 2012”. Shfaqja e trupës së Teatrit Kombëtar është parashikuar në një sallë prej 150 vendesh. “Henri VI” do të luhet nga tri trupa ballkanike. Pjesa I nga Teatri Kombëtar i Beogradit, regjisor Nikita Mihajllovic dhe pjesa III nga Teatri Kombëtar i Bitolës, regjisor John Blondell. Për pjesën shqiptarë është zgjedhur regjisori Adonis Filipi. Sipas të dhënave nga Teatri Kombëtar, Filipi është zgjedhur nga Globe Theatre për “kontributin e spikatur në realizimet e tij artistike në një sërë trupash brenda e jashtë vendit në bashkëpunimet me autorë si R. Pulaha, R. Shabani, M. Kuteli, Allen, D. Motoc, E. Ionesko, Chehov, Williams, Sofokli, D. Mamet, etj. Pjesëmarrës në një sërë festivalesh nëpër botë si në Rusi, Itali, Turqi, Maqedoni, Bullgari, Mali Zi, Belgjikë, Rumani etj. Vlerësuar me çmime si brenda e jashtë vendit.” Pjesëmarrja e Shqipërisë në Globe to Globe konsiderohet e rëndësishme ndaj dhe mbështetet nga kryeministri Sali Berisha, bashkë me konkursin e dramës shqipe në kuadër të 100-vjetorit të pavarësisë.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
67%
-
PD
13.4%
-
Partitë e vogla
19.6%
Vota total: 866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47