Hepatit B kronik dergj në shtrat Feruze Hysenin në Memaliaj! 57-vjeçarja e bashkëshorti pa punë, kërkojnë ndihmë: S’kemi bukë të hamë

Hepatiti B kronik po e dergj prej vitesh në shtrat 57-vjeçaren Feruze Hysi, nga fshati Krahas i Memaliajt.

“Jam sëmurë. Quhem Feruze Hysi. Vuaj nga Hepatit B kronik. Kam dhimbje të stomakut, mëlçisë. Kam prerje të trupit”

Sëmundja po i rëndohet çdo ditë e më tepër, dhe Feruzja tregon se shpresat po i veniten.

Krahas sëmundjes, ajo jeton në kushte shumë të vështira ekonomike.

“Kam 3 ditë që nuk kam futur gjë në gojë. E kam trupin e prerë. Nuk kam asnjë gjë. Reçel dhe qumësht kam. Hapeni frigoriferin. ’, tha Feruzja.

Ndonëse ka kërkuar trajtim me ndihmë ekonomike për të pasur mundësi të kurohet, por autoritetet ia kanë refuzuar.

“Burri mundohet të punojë, por nuk ka. Punon 1 ditë në dy javë. Çfarë të bëjmë me to. Të marrë bukën. Me një copë dhi ushqehem. Shkuam për ndihmë sociale dhe më thanë nuk të takon. Burri shkoi për punë në bashki dhe i thanë nuk kanë. Unë jam e pa fuqishme. Kërkoj ndihmë sociale, kemp. Të marr dhe unë ushqime, ilaçe. Të bëj analizat. Kam 3 ditë që nuk kam futur gjë në gojë. E kam trupin e prerë. Nuk kam asnjë gjë. Reçel dhe qumësht kam. Hapeni frigoriferin.

As kërkesat e bashkëshortit të saj që të punësohet diku, nuk kanë gjetur zgjidhje.

“I kërkova kryetarit punë, dhe më tha iku koha që mbaje lopatën këtu e merrje rrogën. Kërkoj të paktën një ndihmë, punë që të jetojmë. Ose një kemp për zonjën që të përballoje ilaçet”, tha bashkëshorti i Feruzes.

Mënyrën e vetme, për të marrë ilaçet dhe mbajtur shpirtin gjallë, familja e Feruzes e ka gjetur tek borxhet. Refati, bashkëshorti i saj, na tregon kalvarin e vuajtjeve që kalojnë çdo ditë.

“E kam gruan shumë rëndë. Dergjet në shtrat. Kam shkruar në komunë për një ndihmë, dhe nxjerrin pretekstin që ke makinë. Makinën ja ka dhënë i vëllai gruas për të shkuar nëpër spitale. Gruaja është shumë rëndë, edhe në banjë e shoqëroj unë. Të ardhura nuk kemi. Frymën e mbajmë me para borxh. Mora 2 mijë euro tek nipi. Doja të bëja një biznes, mora gjela deti dhe ato mi kanë helmuar”.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 12/06/2023 01:26

    Dhe kush eshte kryetari i bashkise Memaliaj ?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni