GJERMANI- Kancelarja gjermane Angela Merkel ka vendsour të heqë dorë nga kandidimi i Juncker duke propozuar Christine Legarde në krye të Komisionit Europian. Lajmi u bë i ditur nga mediat britanike. Sipas tyre, kjo do të ishte një e mesme e artë edhe për Hollande.
 
Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të pyesë zyrtarisht Fraçois Hollande, nëse do të ishte i gatshëm të mbështesë kandidaturën e Christine Legarde në krye të Komisionit Europian.
 
Sipas të njëjtave burime të cituara, Hollande nuk ka dhënë menjëherë përgjigje definitive, por në rrjedhën e bisedës, ai ka përmendur se nuk do të ishte mirë të humbisnin Legarde si shefe e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
 
Me kandidaten e ri të propozuar, Merkel kërkon të shmangë rrezikun e daljes së Britanisë së Madhe jashtë Bashkimit Europian.
 
Nën presionin e rezultatit të zgjedhjeve në BE, lideri anglez David Camerun iu kishte thënë kolegëve se pa një figurë të re reformatore në krye të Komisionit nuk do të kapërcehet vala e euroskepticizmit brenda Bashkimit Europian.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)