Heqja e koalicioneve, PDIU: E pa
drejtë, s'e bën votën të barabartë

Heqja e koalicioneve, PDIU: E pa<br />drejtë, s'e bën votën të barabartë
Pas marrëveshjes Rama- Basha, PDIU ka mbledhur Kryesinë e partisë pasditen e sotme.

Në përfundim të saj, PDIU e ka vlerësuar si të padrejtë heqjen e koalicioneve pasi nuk e  nuk e bën votën të barabartë për çdo shqiptar e për çdo parti politike.
 
“Heqja e mundësive për koalicione me marrëveshje të dy partive, mundësi që është sanksionuar në Kodin Zgjedhor si e drejtë e të gjitha partive politike, jep mundësitë për të garuar të vetme. Mirëpo, kjo mundësi nuk shoqërohet nga një sistem propocional kombëtar, që do të bënte të barabartë votën për çdo shqiptar e për çdo parti politike”, shkruhet në njoftim.
 
Ajo ka vlerësuar marrëveshjen e arritur dy ditë më parë mes Ramës dhe Bashës ku ka falënderuar ndërkombëtarët për mbështejen që kanë dhënë për arritjen e një marrëveshjeje. Gjithashtu ka rithkesuar se kjo forcë politike ka bërë çdo përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës

"PDIU i është mirënjohëse mbështetjes e përpjekjeve të panumërta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për zgjidhjen e krizës së radhës. PDIU ka bërë çdo përpjekje për të kontribuuar në zgjidhjen e krizës, duke propozuar Paktin Kombëtar, tryezën e partive parlamentare te Presidenti dhe çdo tryezë tjetër. Ne kemi mbështetur çdo propozim, qoftë paketën "McAlister", qoftë "McAlister+" që kishte mbështetjen e zëvendësndihmësekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee"
 
Duke qenë se në marrëveshje nuk u përfshi votimi elektronik, që ka qenë një nga kushtet e Bashës si garanci për zgjedhjet parlamentare, PDIU shprehet se tashmë thjesht mbetet për t’u parë nëse zgjedhjet do të kenë standardet e duar por edhe administrimi i tyre nga partitë politike.
 
 “Duke vlerësuar marrëveshjen PD-PS, "Big Mac", do të vlerësonim e mbetet për t'u parë që zgjedhjet e 25 qershorit të kenë standarde më të mëdha në transparencë më të madhe për financimin e partive politike, pjesëmarrjen e partive politike në procesin e administrimit të zgjedhjeve, numërimit sipas Kodit Zgjedhor, meqënëse votimi e numërimi elektronik nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje”, shkruhet në njoftim. 


Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur

Pogradec/ Po lundronin me kanoe në liqen e humbën kontaktet, policia ndihmon babanë me 2 fëmijët e mitur