Heqja e kufijve Kosovë-Shqipëri, Vuçiç: Shqiptarët janë bashkuar, do të përpiqen të bindin ndërkombëtarët t’i mbështesin

Heqja e kufijve Kosovë-Shqipëri, Vuçiç: Shqiptarët janë bashkuar, do të përpiqen të bindin ndërkombëtarët t’i mbështesin

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj se kufijtë mes Kosovës dhe Shqipërisë do të zhduken.

Vuçiç u shpreh se shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin.

"Është e qartë për mua se ata do të ndërtojnë planin e tyre dhe kur edhe do të fshijnë kufijtë në fund të marsit. Shqiptarët janë bashkuar dhe do të përpiqen të bindin të gjithë ndërkombëtarët që t’i mbështesin,"- tha Vuçiç në një deklaratë për shtyp.

Deklarata e kryeministrit Haradinaj është komentuar edhe nga ministri i Mbrojtjes Aleksandër Vulin.

“Heqja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe se vendet që e kanë njohur Kosovën tani mund të heqin dorë nga "frika” se do të krijohet Shqipëri e Madhe. Ata nuk do ta kuptojnë të keqen që po u bëjnë vetes."

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale