Lajmi për heqjen e mandateve për 2 deputetët dhe kryebashkiakun e Kavajës ka bërë jehonë edhe në mediat ndërkombëtare, të cilat i kanë kushtuar rëndësi konkretizimit të ligjit të dekriminalizimit me 3 të larguarit e parë nga politika.
“Associated Press”, “New York Times”, por edhe media të tjera shkruajnë se ndërprerja e mandateve të këtyre 3 zyrtarëve të zgjedhur në vend ka ardhur si pasojë rekordeve kriminale të zbuluara.
“Të tre zyrtarët kanë mohuar dënimet. Lufta kundër korrupsionit dhe spastrimit nga politika dhe jeta publike e kriminelëve të dënuar mbetet një përparësi kryesore për Shqipërinë, vendin e vogël ballkanik perëndimor që shpreson për të nisur bisedimet e anëtarësimit me Bashkimin Evropian së shpejti” shkruan New York Times.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pranoi sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatave të dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Nga ky moment, të tre të lartpërmendurit nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre, pasi preken nga ligji i dekriminalizimit.

Lajmi në New York Times
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com