Heqja e mandatit, Bylykbashi
Ligji i Dekriminalizimit funksionon

Heqja e mandatit, Bylykbashi<br />Ligji i Dekriminalizimit funksionon
Ligji i Dekriminalizimit funksionon. Kriminelet që përdhunojnë, trafikojnë apo vrasin largohen nga detyra! Kështu ka deklaruar Oerd Bylykbashi, ish bashkëkryetari i Komisionit për dekriminalizimin.

Edhe në këtë rast Bylykbashi nuk ka nguruar të fajsojë kryeministrin Rama se i ka marrë ai në mbrojtje dhe ka qenë pikërisht kreu i qeverisë që i ka bërë pjesë e parlamentit dhe të Bashkisë.

 "Rama të heshtë! Edhe të tjerët që i mbajtën ison! Turp për Ramën që i futi në parlament e bashki dhe me pas i mbrojti!", shprehet Bylykbashi.

Ish bashkëkryetari i Komisionit për dekriminalizimin, Bylybashki shkon dhe më tej duke deklaruar se pas heqjes së mandatit për Selamin, Rroshin e Tahirin, Rama do t'u jap këtyre të fundit ndihmë juridike që të ankohen kundër ligjit në Gjykatë Kushtetuese.

"Le t'u japë tani krimineleve te tij ndihme juridike që të krijojnë një OJF të të dekriminalizuarve dhe të ankohen kundër ligjit në Gjykatë Kushtetuese", mbyll deklaratën e tij.

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë

Në Doha bisedime paqeje, gjatë natës Izraeli bombardon Gazën dhe Libanin! Të paktën 20 të vrarë, mes tyre dhe fëmijë