Heqjen e mandatit të deputetëve Shkëlqim Selami nga LSI dhe Dashamir Tahiri nga PDIU kreu i PD Lulzim  Basha e ka cilësuar si një fitore të shumëpritur.

Për Bashën, ndarja e politikës nga krimi sapo ka filluar.

"Ndarja e politikës me krimin sapo ka filluar. Për të gjithë shqiptarët e ndershëm kjo është një fitore e shumëpritur.
Beteja është e gjate dhe e vështirë sepse krimi ka mbrojtje dhe mbështetje qeveritare"
, u shpreh Basha.

Gjithashtu kryedemokrati shprehet se nuk do të ndalet në këtë rrugë për të pastruar Shqipërinë nga e keqja, dhe sipas tij kjo gjë vjen me pastrimin nga rrënjët të politikës. 

"Por asgjë nuk do të na ndalë nga kjo rrugë që na ndan me të keqen dhe që do të ndryshojë Shqipërinë duke ndryshuar nga rrënjët politikën", mbyll deklaratën e tij kreu i PD Basha.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar  sot kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për heqjen e mandatave të dy deputetëve, Shkëlqim Selami e Dashamir Tahiri si dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi. Që do të thotë që Selami, Rroshi e  Tahiri nuk mund të ushtrojnë funksionet e tyre.

Redaksia Online
(B.k/Shqiptarja.com)