Heqja e TVSH-së, Komisioni
i Ekonomisë rrëzon PS-në

Heqja e TVSH-së, Komisioni<br />i Ekonomisë rrëzon PS-në
TIRANE- Komisioni i Ekonomisë rrëzoi sot paradite me 11 votat e maxhorancës propozimin e PS për uljen e TVSH për disa produkte ushqimore dhe energjinë.

Deputetët e opozitës kërkuan që Ministria e Financave të përfshijë këtë propozim në politikat e saj fiskale si një nismë, e cila do të sjellë ulje çmimesh dhe si rrjedhojë mbështetje për shtresat në nevojë.

Opozita paraqiti në komsion nismën për zerimin e TVSH-së për produktet bazë si mielli, buka, qumështi, veza dhe TVSH-në në masën 10 % për produktet si vaji, sheqeri dhe orizi, duke filluar nga data 1 janar 2012.

Rrëzimi i propozimit është shoqëruar dhe me debate nga deputetët e maxhorancës dhe opozitës.

Nënkryetari i grupit PS-së, Erion Braçe akuzoi maxhorancën për monopole në treg.  Zëvendësministri i Financave, Alfred Rushaj, i pranishëm në komision, deklaroi se një kërkesë e tillë nuk mund të pranohet, pasi nuk ka siguri  ndikon në uljen e çmimeve dhe do të cënohej dhe buxheti i vitit të ardhshëm.

Nga ana e tjetër deputeti PD Flamur Noka akuzoi opozitën se me propozimin e saj kërkon favorizimin e kompanive ushqimore që kanë përfaqësues të PS-së.
Kërkesa e Partisë Socialiste për heqjen e TVSH-së, u propozua pak kohë më parë, si kusht i këtij kampi politik për të votuar buxhetin e vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Një hap i rëndësishëm, votimi me postë! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha

Vota e Diasporës, Gjiknuri: Një hap i rëndësishëm, votimi me postë! Gaboni rëndë se ka pazar Rama-Berisha