Heqja e vizave? Topalli: Një lajm
i zi, Rama e bëri drogën politikë

Heqja e vizave? Topalli: Një lajm<br />i zi, Rama e bëri drogën politikë
“Lajmi për rrezikun e kthimit të regjimit të vizave është i zi”. Kështu shprehet Jozefina Topalli përmes një statusi në Facebook nisur nga kërkesa e autoriteteve holandeze.
 
Përgjegjësia për këtë kërcënim serioz ka përgjegjës vetë Ramën, që ka hyrë në histori si i forti i Tiranës, që drogën e bëri politikë ekonomike të tij.
 
Heqja e vizave ishte një ndër arritjet me të mëdha të kohës. Ishte ëndrra e një populli të izoluar ne dekada
” shkruan Topalli.
 
Ndërkohë për lajmin nga PD kanë reaguar sot edhe Berisha me deputeten Tabaku.
 
Policia dhe prokuroria në Amsterdam kanë hartuar një raport ku kërkojnë nga qeveria e tyre pezullimin e vizave për shqiptarët.
 
Autoritetet në Amsterdam deklarojnë se shqiptarët gjithnjë e më shumë po luajnë një rol kyç në trafikimin e drogës dhe pastrimit të drogës gjatë viteve të fundit.

STATUSI
Policia Holandeze kerkon kthimin e vizave per shqiptaret.
 
Sot ne te gjitha mediat eshte shperndare lajmi i kerkeses se Policise Holandeze per kthim te vizave per shqiptaret.
 
Ky lajm vjen brenda nje muaji, kur Franca terhoqi vemendjen dhe thirri Ministrin e jashtem Shqiptar per te njejten ceshtje.
 
Kur ne parlament kam paralajmeruar se rritja e krimit dhe trafiqeve te droges mund te rrezikoje levizjen e lire, i forti i Tiranes permes ministrit te tij te jashtem e perjashtoi me nenqeshje.
 
Sot liria e levizjes eshte me e kercenuar, dhe kjo do ishte “colpo di grazia” per nje vend ne deshperim, ku 56% e popullsise duan te ikin, sepse nuk shohin perspektive ne token e tyre.
 
Heqja e vizave ishte nje nder arritjet me te medha te kohes. Ishte endrra e nje populli te izoluar ne dekada.
 
Lajmi per rrezikun e kthimit te regjimit te vizave eshte i zi.
 
Pergjegjesia per kete kercenim serioz ka pergjegjes vete PM Rama, qe ka hyre ne histori si i forti i Tiranes, qe drogen e beri politike ekonomike te tij.
 



dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it bisedon me shefin e ushtrisë serbe për gjendjen e sigurisë në Kosovë