Heritage Foundation ka kompiluar listën e vendeve sipas lirisë ekonomike. Shqipëria është e pozicionuar në vendin e 57 me 65.1 pikë, me një rritje prej 1.1 pikësh krahasuar me vitin e shkuar. Shqipëria listohet e 26-a nga 43 vendet në rajonin europian.
Sidoqoftë themelet e lirisë janë të minuar nga një mbrojtje e keqe e të drejtës së pronësisë dhe korrupsionit të përhapur. E drejtë e pronës, me një shumë pikësh prej 35.0 na liston shumë nën mesataren, në kategorinë e fundit, atë të lirisë së shtypur. Liria nga korrupsioni listohet gjithashtu në vlerat minimale, me 33.0 pikë, duke na listuar në vendet me nivelin e korrupsionit më të lartë në botë. Liria e punës gjendet gjithashtu në nivelet minimale.
Qeveria ka mbajtur një klimë fiskale të mirë me një taksë të sheshtë prej 10%, duke na bërë të listohemi mbi mesataren botërore për lirinë fiskale. Gjithsesi vendi klasifikohet si një nga vendet më të varfra në europë. ah/Shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com