Kurasao pak orë më parë siguroi pikën e parë historikë në Botëror, teksa në pjesmarrjen e parë, në ndeshjen e dytë në grup pas humbjes 7-1 kundër Gjermanisë, barazuan 0-0 kundër Ekuadorit. Për këtë rezultat pozitiv kontributin më të madh e dha padiskutim portiere Eloy Room, i cili u zgjodh edhe lojtari i ndeshjes.
Me 15 pritje ai u bë jo vetëm heroi i kombit të vogël me rreth 150 mijë banorë, por edhe vendosi një rekord në Botëror. Ai rregjistroi numrin më të madh të pritjeve në një ndeshje Botërori pa përfshirë kohën shtesë. Për pasojë ai po përjeton të njëjtën gjë si portieri i Kepit të Gjlbër Vozinha, i cili mori miliona ndjekës në rrjetet sociale pas ndeshjes me Spanjën.
Lajmi kryesor:
Kuraçao bën surprizën, ndal 0-0 Ekuadorin dhe merr pikën e parë historike në Kupën e Botës






