ELBASAN- Një 38-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi është kapur duke futur lëndë narkotike në burgun e Elbasanit.
I arrestuari është U.K dhe është kapur me një sasi 2.3 gramë heroinë, të cilën e kishte fshehur në çantën e ushqimeve të cilën po ja çonte vëllait të tij në paraburgimin e Elbasanit.
Tashmë i arrestuari do të përballet flagrancë për veprat penale, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe " Futja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burg".
Komento