Gjatë këtij mega-operacioni u sekuestruan 28 kg lëndë narkotike e llojit heroinë e pastër. Këta shtetas drejtoheshin nga një 32-vjeçar shqiptar, i cili kishte rolin kryesor në organizimin dhe ndarjen e detyrave. Droga u sekuestrua në një tavernë, e cila dyshohet të ketë qenë edhe vendi i punës i kësaj organizate dhe pikërisht aty u arrestuan edhe katër shtetasit.
Mediat greke bëjnë me dije se në këtë zonë kishte sasi të madhe lënde narkotike e cila vinte nga Shqipëria dhe nga Turqia. Në cilësinë e provës materiale autoritetet e ndjekjes penale sekuestruan edhe spatula, një kuti prej druri, etj. të cilat mësohet se shërbenin për paketimin e barnave.
Gjatë këtij aksioni u gjetën edhe 59 pako heroine, dhe pesha e lëndës narkotike është 28 kg dhe 708,5 gram drogë e një lloji tjetër. Gjithashtu në muret e ngushta të kësaj zone, policia gjeti edhe 5 kg lëndë narkotike e cila deri tani është e panjohur dhe u është dërguar ekspertëve, që përmes laboratorëve të specializuar të përcaktojnë llojin e saj. Autoritetet greke kanë nisur hetimet për 32-vjeçarin shqiptar që njihej si “truri i organizatës” edhe për trafikim të të miturve.
[gallery]25038[/gallery]

Heroina e sekuestruar
dy.b/shqiptarja.com

FOTO










