Në numrin e kaluar, pasi kemi zbuluar që janë të dokumentuara në shtypin e kohës dhe arkiva ngjarjet e 1924-s, sesi ra prefektura e Shkodrës dhe si filloi shtypja e kryengritjeve popullore nga jugu në veri, pas manipulimeve të votave një vit më parë nga qeveria zogiste.

Në këtë numër do të shohim sesi rritet shkalla e dhunës dhe e krimit shtetëror në qershorin e vitit 1924, e cila nis me 6 të vrarë, kapiten Ferid Frashrin, Qarkomanati i Xhandarmërisë, 3 xhandarë dhe 2 ushtarë(“Ora e Maleve , 12.06.1924 dhe pastaj kulmon me vrasjet e opozitarëve nga qeveria zogiste.

Gjelosh Marku vritet dhe varet në mënyrë mizore dhe pas këtyre vrasjeve dokumentohet nga shtypi i kohës sesi Ahmet Zogu mbolli terror në vijimësi në popull për të ruajtur pushtetin. Dokumentet zbardhin të gjitha krimet dhe vrasjet, derisa Ahmet Zogu ia arrin qëllimit për t’u vetëshpallur Mbret i Shqipërisë e më tej.

Në këtë dossier ka mjaft të dhëna që tregojnë sesi historia e Shqipërisë e hartuar në komunizëm, nuk ka të shkruar qindra nga faktet e mëdha historike. Përqendrimi i ngjarjeve të pas revolucionit të Qershorit në shkrimet historike të komunizmit kryesisht në Shqipërinë e Mesme, lë në errësirë të plotë sakrificat, gjakun e derdhur dhe rezistencën e popullit shqiptar dhe sidomos malësorëve të veriut, por edhe të skajeve të Shqipërisë së jugut, kundër çdo lloj diktature.

Prelë Milani sjell dokumente dhe fakte të panjohura, të jashtëzakonshme që hedhin dritë në ngjarjet historike të kohës. Dh.Hamzai

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 02.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)