Hervin Çuli: Çfarë thonë
ngjyrat dhe daullet e PS

Hervin Çuli: Çfarë thonë<br />ngjyrat dhe daullet e PS
TIRANE - Hervin Çuli, regjisor i njohur, i stërvitur me skenën, gjuhën simbolike të skenografisë dhe reaksionin që ngjall simbolika e një dekori të caktuar, i pyetur dje nga Shqipëtarja.com se “çfarë percepton nga skenografia dhe dekori i fushatës së PS-së, shfaq interpretimin e tij, pas impaktit që i ka krijuar dje fushata e PS-së, shoqëruar me fjalimin e Edi Ramës. Që ka qënë skenaristi i tërë spektaklit të djeshëm në Pallatin e Kongreseve.

Hervin, si artist, si regjisor, si të duket skenografia e fushatës se PS-së. Cili është komenti juaj?
-Besoj se ka një dekor të mirë. Ka energji. Dekori shfaqet me një ngjyrë pink që i çmend të gjithë. Është ngjyrë e bukur, mjaft pozitive. Është një ngjyrë që shpreh diversion, që fsheh nuancat mes të kuqes dhe blusë. Por edhe pse ka këtë lloj diversioni, dominon pozitivja. Është ngjyrë e bukur, e ëmbël, është ngjyrë që të afron. Është dhe moderne dhe atraktive në ajrin e kohës. Gjithashtu, ngjyra pink tregon se nuk është më PS-ja e dikurshme, në ngjyrë të kuqe. Dhe mendoj se kjo ngjyrë e re nuk është bërë kot. Kjo ngjyrë është theksuar për të thënë se Rama nuk është as PD-ja, as PS-ja e 2005-s. Rama është Rama. Nga dekori kuptojmë se kemi të bëjmë tashmë me një PS trendy, moderne, shumë të çliruar nga konservatorizmi i para 2005-s.

Po për daullet në fushatë, si e zbërtheni simbolikën e tyre?
-Unë besoj se shfaqja e këtyre daulleve ka lidhje me kuptimin mitologjik të tyre. Po të lexosh në mitolologjinë shqiptare janë vënë dikur daullet që të bien si lajmëtare e lindjes së fëmijës. Në mitologji thuhet se bien daullet për lindje ose për dasma. Mendoj se këto daulle mbartin në këtë moment simbolikën e rilindjes shpirtërore dhe politike. Sigurisht mund të duket një trend i ekzagjeruar, por megjithatë kjo është OK. Këta po e sjellin këtë trend të ekzagjeruar me kuptimin e qartë se po bien daullet që lajmërojnë fitoren.

Tek TV Klan kanë thënë se është vetë Edi Rama që i rri kësaj skenografie mbi kokë. E beson ti se është dora e tij kudo dhe që nuk ka njeri tjetër pas kësaj pune?
Unë besoj se Rama është njeri me shije estetike të mira. Por ai dhe po s’qe vetë koka e gjithë këtij organizimi, shijet e veta estetike i imponon. Që Rama ndikon në estetikë, kjo ka të mirat dhe të këqijat e saj. Unë nuk këmbëngul dot të them sesa frytdhënëse është politikisht ngjyra pink, sa e fuqishme është në kuptimin politikëbërës, me këtë dua të them sesa pranë problemeve të tjetrit qëndron, por kjo ngjyrë e veçantë, megjithatë tregon që nuk është më partia e kuqe, tregon se duke u nisur prej simbolikës së kësaj ngjyre, Rama po ndërton një histori tjetër të PS-së, jo më atë të 2005-ës. Kemi një pink që përbëhet prej së majtës dhe së djathtës, por që shkon përtej PS-së dhe PD-së së derisotme. Pra me këtë ngjyrë Rama ka grumbulluar gjithë energjinë anti-PD për të ndërtuar një perspektivë të re.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 21.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN

Netanyahu do të apelojë urdhrin e arrestit të lëshuar nga GJPN