Rusmali thotë se është e pazakontë kjo që po ndodh në PD, që nuk ka asnjë deklaratë dhe asnjë sinjal në përfundim të këtij procesi.
“Eshtë një gjë krejt e pazakontë që nuk ka ndodhur asnjëherë me zgjedhjet deri më tani. Dikush nga PD duhet të kishte dalë dhe të mbante qëndrim deri tani edhe me finishin e këtyre zgjedhjeve. Por po ashtu, të mbante një qëndrim edhe për prognozën e tyre në përfundim. Duhet të kemi të qartë se PD është ende partia kryesore e opozitës, dhe duhet të ruajnë të gjithë historinë e daljeve publike edhe në respekt të votuesve të vet” tha në emisionin e Enkel Demit.
(d.b/Shqiptarja.com)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)