Heshtja e turpshme e Nishanit 
për reformën konsensuale

Heshtja e turpshme e Nishanit <br />për reformën konsensuale
Procesi i gjatë dhe i vështirë i negociatave politike për miratimin e reformës në drejtësi, që disa herë agravoi edhe në prag krize politike, u shoqërua me negociatorë të huaj nga Uashingtoni, në Bruksel dhe Berlin. Zyrtarët më të lartë të kancelarive evropiane dhe amerikane, të kombinuar me punën kolosale të dy ambasadorëve Lu dhe Vlahutin në Tiranë bënë përpjekjet maksimale për të bindur palët të votonin reformën në drejtësi.

I vetmi që nuk u angazhua për të ulur palët, ishte Kreu i Shtetit. Bujar Nishani, edhe pse e ka detyrim kushtetues qëndrimin mbi palët dhe personifikimin e unitetit kombëtar, nuk bëri as lëvizjen më të vogël, për të tentuar të ulte mazhorancën dhe opozitën në një tryezë konsensusi. Asnjë përpjekje. Nishani mungoi ose foli, siç preferon ai më së shumti, me heshtjen e tij. por kjo mungesë në ditë të vështira, u vu re edhe në festë. Presidenti i Republikës nuk denjoi të ishte në sallën plenare të enjten, ku nuk kishte ngelur vend i lirë nga prania që e Lulzim Bashës, e deri tek të gjithë diplomatët e huaj rezidentë në Tiranë.

Nishani nuk ishte. Zyra e tij e shtypit nuk ka njoftuar për ndonjë angazhim të tijin jashtë vendit që mund ta justifikojë këtë mos-ekzistencë të Kreut të Shtetit në këtë ditë të madhe për vendin dhe politikën shqiptare. Menjëherë pas miratimit në mënyrë unanime të reformës në drejtësi nga Kuvendi, gati të gjithë aktorët politikë kombëtarë dhe ndërkombëtarë e kanë përshëndetur konsensusin e arritur. Por jo të gjithë. Çuditërisht kreu aktual i drejtësisë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po hesht. Jo vetëm natën që Kuvendi miratoi ndryshimet kushtetuese, por edhe një ditë më pas Presidenti Nishani nuk e ka përshëndetur kalimin unanimisht të reformës në drejtësi. Një fakt tejet i çuditshëm ky, duke pasur parasysh se kreu i shtetit akualisht është edhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësi, pra kreu i gjithë sistemit tonë të drejtësisë. Edhe gjatë votimit të ndryshimeve kushtetuese ra në sy mungesa e Presidentit në llozhën e tij në sallën e Kuvendit, në atë moment historik, kur në atë sallë ishte i pranishëm i gjithë trupi diplomatik, madje edhe kryetari i opozitës Lulzim Basha.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?

Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?