TIRANE - Gri në një ditë me diell. Zymtësi, heshtje dhe njerëz kokëulur. Asnjë zhurmë përqark. Është pamja e parë në selinë e Partisë Demokratike, forca që për tetë vjet ka qeverisur Shqipërinë me kryeministër kryetarin e saj Sali Berisha. Është një pranim pa zë i humbjes dhe gjallërinë nuk mundi t’a ringjallte dy ditë më parë as buzëqeshja e sforcuar të Ministres së Integrimit Majlinda Bregu, e as dalja e Gerti Bogdanit që kërkon t’u japë kurajo, ku humbja dihej dhe ndihej nga të gjithë.
Askush në seli nuk e pranonte një gjë të tillë, por fytyrat e ngrysura të tyre ishin dëshmia më e mirë e asaj që ndienin. Një humbje e thellë, e madhe, si asnjëherë tjetër. Megjithëse ishte kronikë e një humbje të paralajmëruar, që prej daljes nga koalicioni i djathtë i LSI, askush në selinë blu nuk do ta pranonte humbjen që duket se e kanë shumë pranë.
Në numërimet e para që janë bërë, Partia Socialiste kryeson në 11 nga 12 qarqet e vendit. Një rezultat në avantazh, që zhbën gjithë arritjet e reklamuara me aq shumë entuziazëm nga kryeministri në ikje, Sali Berisha. Gjatë gjithë ditës lëvizjet kanë qenë të pakta dhe mbizotëronte qetësia, përveç daljeve të herë pas hershme në korridore të zëdhënësve të cilët përpiqeshin t’i jepnin zemër simpatizantëve të tyre, dhe vetes.
Berisha nuk është parë të dalë asnjëherë derin në orë 20:00, duke pranuar kështu në heshtje disfatën e tij më të madhe politike që duket se po i afron. Shifrat flasin qartë, opozita e bashkuar mund të marrë 82-84 mandate, ose më shumë. As demokratit më skeptik nuk do t’ia kishte marrë mendja se rezultati i zgjedhjeve do të ishte ky.
Ndryshe nga zgjedhjet e tjera, ku simpatizantë të Partisë Demokratike dhe drejtues të saj, e kalonin ditën duke festuar dhe njoftuar fitoren, këtë rradhë situata është krejt e kundërt. “Të presim fundin e numërimit, por fitorja jonë është e thellë dhe bindëse”, këto janë fjalët e punonjësve të selisë blu. Por për fatin e tyre të keq është krejt e kundërta.
Për herë të fundit ata po detyrohen të thonë gjëra që as i besojnë dhe as kanë dëshirë t’i thonë. Të vetmet lëvizje në korridoret e selisë blu janë ato të të Majlinda Bregut dhe Eduard Selamit, të cilët herë hyjnë dhe herë dalin. Megjithë bestytnitë e demokratëve, as fjalëkalimi i “ëireless”, FITORE 2013, nuk i ka shpëtuar ata nga humbja.
Si rrallëherë në vendin tonë, Shkodra, Lezha, apo qarqe të tjerë ku PD ka fituar, këtë rradhë ka njohur humbje. E rëndë është humbja në Shkodër, në qytetin e nënkryetares së PD Jozefina Topalli. I vetmi qark ku PD njeh fitore, njësoj si në zgjedhjet e vitit 2009 është Kukësi, 3 me 1 në favor të koalicionit të djathtë.
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe në qarkun e ministrit në ikje të Mbrojtjes, Flamur Noka, i cili ka përdorur nga të gjitha metodat e mundshme për të fituar. I thellë ka qenë rezultati në qarkun e Beratit, dhe sidomos në Çorovodë ku PD ka marrë më pak se 300 vota. “Është e njëjta situatë si në 2011, ku Rama ishte në fitore, por në fund të numërimit u përmbys gjithçka”, kjo është shpresa e demokratëve, por nuk duhet harruar se si u shpall ajo fitore, dhe që e njëjta situatë vështirë se mund të ndodhë më.
Fitorja rokamboleske e Lul Bashës nuk mund të përsëritet më, pasi njeriu i dytë i fushatës së PD, ka humbur edhe në lagjen e tij, atje ku ai ka shtëpinë. Mëgjithëse priti jave e dytë të qershorit për të prerë shiritat e rrugëve të kryeqytetit të cilat i la hapur për muaj me rradhë.
As premtimet e kryeministrit në ikje, Sali Berisha, për heqjen e vizave me SHBA, as 250 mijë vendet e rinj të punës, as rrogat 700 dollarë të mësuesve, as rroga minimale 350 dollarë, nuk arritën të bindin votuesit shqiptarë, të cilët e ndëshkuan me votë liderin e PD. Tashmë që shiptarët nuk besojnë më te Berisha, duket se fundi i karrierës së tij politike ka ardhur.
Edhe simpatizantët e paktë që ishin gjatë paradites së djeshme u rraluan gjatë pasdites, ca prej lodhjes, ca prej rezultateve që dilnin nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Orë pas ore humbja po bëhej më e prekshme. Një disfatë e madhe për njeriun që besonte se do të qëndronte edhe 35 vite në pushtet.
Pas mitingut të madh të ditës së premte, ku Berisha reklamonte me të madhe fitoren edhe në statusin e faqes së tij në facebook, asnjë komunikim tjetër nuk ka pasur me mbështetësit e tij virtualë. Një heshtje e madhe ka kapluar gjithë të djathtët, të cilët edhe shpresa i ka lënë.
Mandati i tretë i qeverisë Berisha, i kërkuar me të gjitha mënyrat, tashmë s’ngelet tjetër gjë veçse një ëndërr. Kryeministri i cili ndërtoi, preu shirita dhe përshkoi 10 mijë kilometra rrugë, tani si ka ngelur gjë tjetër veçse të bëjë 50 metra rrugë për të dalë nga parlamenti drejt selisë blu, duke menduar për pasardhësin e tij në PD.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com