Hetim kreut të “Zyber Hallullit”
Përfitoi nga fondi për fëmijët jetimë

Hetim kreut të “Zyber Hallullit”<br />Përfitoi nga fondi për fëmijët jetimë
TIRANË – Drejtoresha e shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë, Drita Mandrea do të ndiqet penalisht. Policia e kryeqyetit ka bërë të ditur se do të nisë shoqërimin e 40 vjeçares Drita Mandreas, pas kallëzimit të Eliverta Alushit. Në kallëzimin e saj, Allushi pohon se drejtoresha Mandrea ka falsifikuar dokumentat dhe firmën e saj duke përfituar një fond prej 2 milion e 800 mijë lekësh ( të vjetra). Allushi, me detyrë kujdestare në shtëpinë e fëmijës ka pohuar në polici se këto para ishin pjesë e fondit që mblidheshin për fëmijët jetimë, në formën e donacioneve. Burimet policore thanë se është hapur dosja për rastin e falsifikimit të dokumentave dhe pritet që prokuroria e Tiranës të nisë procedimin penal ndaj Drita Mandreas.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore

Erlind Sulo emërohet drejtori i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore