Hetim në të gjithë Europën,goditet
grupi i trafikimit të emigrantëve

Hetim në të gjithë Europën,goditet<br />grupi i trafikimit të emigrantëve<br>
Një aksion policor i cili është shtrirë në të gjithë Europën, ka çuar në arrestimin e 25 personave për trafikim të emigrantëve.

Policia në Mbretërinë e Bashkuar ka arrestuar 11 persona gjatë natës në Londër, Birmingham dhe Gateshead, të cilët akuzohen se ishin pjesë e grupit kriminal i cili trafikonte njerëz drejtë Anglisë nëpërmjet automjeteve të cilët ishin modifikuar për të krijuar një ndarje sekret, ku njerëzit qëndronin.

Gjithashtu edhe në  Belgjikë dhe Bullgari janë arrestuar 15 persona si pjesë e grupit të trafikantëve.

Sipas asaj që shkuran BBC, më shumë se 200 efektivë policie morë pjesë në këtë operacion, ndërsa pjesa më e madhe e emigrantëve që trafikoheshin drejt Anglisë ishin nga Afganistani, Pakistani dhe Vietnami.

Grupi përdorte fugon dhe kamion të përshtatur për kaluar nga Europa në Britani.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Sula me tone të ashpra kundër Kodit Zgjedhor: Me këtë ligj burrat në 2025 do kthehen gra! Do jetë lista e servilëve! Rama mos të bëj fushatë

Sula me tone të ashpra kundër Kodit Zgjedhor: Me këtë ligj burrat në 2025 do kthehen gra! Do jetë lista e servilëve! Rama mos të bëj fushatë