Hetim për neglizhencë ndaj ministrit të Brendshëm pas sulmit tragjik në Ankara

/ATSH-AFP/ - Gjykata turke nisi sot një proces hetimor paraprak ku në shënjestër është vënë ministri i Brendshëm, Selami Altinok dhe disa prej zyrtarëve të tij të lartë, nën akuzën për neglizhencë në atentatin e dyfishtë tragjik ku mbetën të vrarë 102 persona më 10 tetor në Ankara, njoftoi gazeta Hürriyet.
Kjo procedurë hetimore ka pak gjasa për të patur një rezultat të favorshëm, referuar të përditshmes e cila bën me dije se drita jeshile e qeverisë islamiko-konservatore është e nevojshme për të filluar në mënyrë formale procedurat kundër një prej anëtarëve të tij.
Ky hetim paraprak vjen pas një ankese të rendit të avokatëve të Ankarasë, të cilët kritikuan ministrin për neglizhencë ndaj disa sinjalizimeve që mund të kishin parandaluar këtë sulm, më tragjiku i historisë së Turqisë.
Kryeministri Ahmet Davutoglu e ka cilësuar gjithashtu grupin xhihadist të Shtetit Islamik si të dyshuarin kryesor të sulmit.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit