Prej disa ditësh qytetarët e kryeqytetit kanë gjetur nëpër xhamat e përparmë të makinave të tyre të parkuara, nëpër disa rrugë të Tiranës, disa fletëpalosje ku shkruhej “Stop Klanit të Zemunit të bunkerit nr 6”.
Ndërsa policia njofton sot se “Mesditën e djeshme, janë gjetur të vendosura në xhamat e përparëm të automjeteve të parkura disa fletë palosje me përmbajtje antikushtetuse.”
Për këtë cështje ka nisur procedimin ndaj 34 vjeçarit Vlashaj, banues në Tiranë pasi ka konsumuar elementë të veprës penale të “Shpifjes për shkak të detyrës” si dhe “Shpërndarje e shkrimeve antikushtetuese”, parashikuar nga nenet 240/2 dhe 225 të Kodit penal.
Grupi hetimor ka bërë këqyrjen, fiksimin dhe sekuestrimin e broshurave në cilësinë e provës materiale ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyuqësor Tiranë.
Pak ditë më parë, Universiteti Vitrina u përfshi nga një incident dhune, kur një student denoncoi në komisariatin nr 6 dhunën e ushtruar nga bodigardët e këtij universiteti. Kur pesë polici të komisariatit 6 shkuan në vendngjarje u përballën me goditjet dhe kundërshtimet e bodigardëve. Një ditë më pas policia arrestoi 10 rojet e sigurisë nën akuzën e kundërshtimit me dhunë fizike 5 – oficerë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit Nr.6.