Hetimet e Prokurorisë për 9 personat e arrestuar​ për rekrutim xhihadistësh

Akuzat e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për 9 personat e arrestuar​

Genci Balla
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Gert Pashja
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Bujar Hysa

‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

Orion Reçi
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Verdi Morava
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,

Zeqir Imeri,

‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.
‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit’, parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal.
‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta’, parashikuar nga neni 279 i Kodit Penal.

Astrit Tola,
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Edmond Balla
‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Fadil Muslimani
Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllimeve terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal,
‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
‘Nxitja e urrejtjes ose grindjeve’, parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.

Hetimi i prokurorisë

Prokuroria per Krime te Renda ka filluar Procedimin Penal nr.275 të vitit 2013 duke hetuar për veprat penale të: ‘Rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste ose të financimit të terrorizmit’, parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal dhe veprës penale të ‘Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste’, parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Ky procedim penal ka filluar mbi bazen e informacionit për referimin e kryerjes së veprës penale, ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit Tiranë.

Nga teresia e akteve rezulton si me poshte vijon: Të pandehurit Genci Balla, Bujar Hysa, Gert Pashja, Fadil Muslimani, Orion Reçi, Edmond Balla, Astrit Tola, Verdi Morava dhe Zeqir Imeri në bashkëpunim me njëri tjetrin por dhe me persona të tjerë, duke shfrytëzuar bindjet fetare ekstreme të personave të ndryshëm kanë arritur të krijojnë tek disa prej tyre bindjen për ti dërguar në shtete të tjera dhe konkretisht në Siri, me qëllim që këta të fundit të marrin pjesë në grupime të cilat janë shpallur nga lista e OKB-së si grupime terroriste.

Këta të pandehur, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rekrutuar një sërë personash duke realizuar për ta dhe pasojën përfundimtare dërgimin e tyre në drejtim të Sirisë. Për ta realizuar një gjë të tillë të pandehurit, kanë shfrytëzuar bindjet fetare të personave, dhe konkretisht kanë shfrytëzuar besimin fetar musliman.

Secili nga të pandehurit në këtë veprimtari ka patur një rol të caktuar. Veprimtaria e të pandehurve ishte e organizuar në mënyrë të tillë disa nga të pandehurit dhe konkretisht i pandehuri Genci Balla dhe Bujar Hysa janë vetëshpallur si imamë dhe në drejtim të ndjekjes së riteve fetare kanë arritur të bindin masën e gjerë me predikimet e tyre. I pandehuri Genci Balla ushtronte veprimtarinë si imam në xhaminë e ndodhur tek Unaza e Re në Tiranë. Ndërsa i pandehuri Bujar Hysa e ushtronte veprimtarinë e tij në xhaminë e ndodhur në Mëzez Tiranë. As të pandehurit Genci Balla dhe Bujar Hysa dhe as xhamitë ku ata ushtronin veprimtarinë e tyre si imamaë nuk ishin të miratuar në mënyrë të rregullt si të tillë nga Komuniteti Musliman Shqiptar. Gjatë predikimeve të mbajtura i pandehuri Genci Balla tejçonte tek personat e pranishëm, sidomos në faljet e ditës së premtë, bindje dhe ide të cilat iu mbushnin mendjen personave që lufta që bëhej në Siri ishte një kauzë e drejtë, bëhej në emër të Alahut dhe secili musliman i devotshëm e ka për detyrë të ndihmojë në këtë luftë. Po të nëjtën mënyrë ka përdorur dhe i pandehuri Bujar Hysa me predikimet e bëra prej tij, në xhaminë e Mëzezit apo dhe në xhami të tjera.

Në bashkëpunim me të pandehurit Fadil Muslimani, Orion Reci, Verdi Morava, të pandehurit Genci Balla dhe Bujar Hysa kanë arritur të gjejnë vendin e përshtatshëm për të krijuar xhaminë dhe për të organizuar cdo gjë aty. I pandehuri Gerti Pashja ndodhej në Turqi dhe realizonte në të shumtën e rasteve pritjen e personave që ishin nisur nga Shqipëria për në drejtim të Sirisë duke bërë shoqërimin e tyre deri në Siri.

Në këtë veprimtari kanë ndikuar duke bashkëpunuar dhe të pandehurit Astrit Tola dhe Zeqir Imeri. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e të pandehurit Zeqir Imeri është arritur të gjendet dhe të sekuestrohet një armë luftarake. Ndrësa në ambientet e kontrolluara për të pandehurin Bujar Hysa janë një sasi municioni.

Si rezultat i rekrutimit, dhe nxitjes së shtetasve shqiptarë, është arritur që mbi 70 persona të dërgohen në drejtim të Sirisë, ku sipas informacioneve jozyrtare, por të konfirmuara nga familarët e tyre, disa prej këtyre personave kanë gjetur vdekjen gjatë këtyre luftimeve. Mundet të përmendim këtu rastin e shtetasit Diamant Rasha.

Veprimtaria e të pandehurve shtrihet dhe më tutje në drejtim të realizimit të qëllimit të tyre, në rastin që ata njoftohen se një nga personat e dërguar në Siri ka vdekur, ata mundohen ta pasqyrojnë një veprim të tillë si një element shumë i mirë për personin që ka vdekur, i cili sipas tyre ka shkuar i lumtur.

Prirja kryesore e hetuar dhe që përbën vepër penale, gjatë këtij procedimi penal lidhet me veprimtarinë e organizuar, për dërgimin e shtetasve shqiptarë në drejtim të Sirisë, me qëllim përfshirjen e tyre në luftimet që po realizohen atje. Ndikimi i besimit fetar në këtë veprimtari ka qënë determinant, duke qënë se shumica e shtetasve shqiptarë të nisur drejt Sirisë janë larguar të bindur për kryerjen e veprimeve në të mirë të njerëzimit, veprime këto të ardhura nga thirrja e bërë.

Subjektet e marrë sit ë pandehur kanë arritur të organizohen në vendin tonë duke u vetëshpallur imamë, dhe kanë ushtruar ritet e besimit fetar musliman në xhamitë e krijuara prej vetë atyre. Sa më sipër, veprimtaria kriminale ka nisur që në momentin e krijimit të xhamive të cilat nuk kanë patur miratim nga Komuniteti Musliman Shqiptar, për të vazhduar më tej, me thithjen e masës së gjerë popullore drejt afrimit në këto xhami, si rezultat i ushtrimit të riteve të ndryshme fetare.

Në këtë mënyrë, është vepruar në dy xhami me vendodhje në kryeqytet Tiranë. Në këto kushte, veprimet e kryer nga të pandehurit konsistojnë në:

* Rekrutimin e personave për kryerjen e veprave për qëllime terroriste,
* Dërgimin e këtyre personave në drejtim të Sirisë, në mënyrë që ata të marrin pjesë në luftën që po zhvillohet atje,
* Nxitjen dhe propagandën për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, etj.

Këta elementë përbëjnë elementët e figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 231 i Kodit Penal. Ndërsa nxitja dhe propaganda përbëjnë elementë të figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Në mënyrë specifike secili nga të pandehurit ka kryer veprimet e mëposhtëme:

I pandehuri Genci Balla është në rolin e organizatorit në këtë veprimtari kriminale. Ai ka qënë imam i xhamisë së ndodhur në Unazën e re, Turanë.

I pandehuri Genci Balla përfaqëson nje nder teologet me radikale qe propagandon Islamin e dhunshem, nxit urrejtjen ndaj besimtareve dhe besimeve te tjera, nxit frymen e percarjes brenda komunitetit musliman si dhe eshte nje nga frymezuesit dhe organizatoret kryesore ne rekrutimin, organizimin dhe dergimin e besimtareve mslimane Shqiptare per Xhihad luftarak ne Siri.

Ky i pandehur prej disa vitesh ushtron aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar/ligjëruar nga institucioni fetar i KMSH-së (Komuniteti Musliman Shqiptar). Nëpërmjet nxitjes së tij, një numër i konsiderueshëm bësimtarësh shqiptarë, i janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri.

Konkretisht ky shtetas implikohet ne veprimtarine kriminale ne botimin e librit te fundit te përkthyer “Asgjësimi i teorisë së përzierjes së fesë islame me fetë e tjera”1, i shpërndarë në Shqipëri dhe jashtë saj, si dhe on-line në faqen islamike në internet www.teuhidi.com2. Nga hetimet rezulton se shtetasi Genci Balla, interesohet per personat qe luftojne ne Siri si dhe per shtetasen Almira Kastrati, te cilen e ka derguar ne Siri bashke me dy femije. Rezulton se i pandehuri Genci Balla ka shkuar për vizitë ne banesen e Diamant Rashës (person i cili eshte vrare ne lufte ne Siri). Ky i pandehur nxit/predikon/indoktrinon ndjekësit e tij, për mosnjohjen e institucioneve të shtetit, dhe predikon për Sheriatin (ligj islamik). Predikimet qe ai mban gjate dites se premte ne Xhamine e Unazes se re dhe thirrjet qe ai ben lidhur me detyrimin per te marre pjese ne Xhihad, mosnjohjen e demokracise, mosnjohjen e shtetit, urrejtjen e shteteve perendimore, mbrojtjen e personave dhe mbeshtetjen e atyre qe luftojne per Xhihad ne Siri.

I pandehuri Gert Pashja eshte ndjekes fanatik i të pandehurit Genci Balla nga i cili ka marre indoktrinimin dhe radikalizimin Islamik. I pandehuri Gerti Pashja, pasqyron elementë me tendenca Tekfiriste, zhvillon propogande radikale islamike, predikon forma ekstreme te Islamit kunder shtetit Laik dhe njohjes se autoritetit te institucioneve Ligjzbatuese, ben thirrje per pjesmarrje per “Xhihad” luftarak, organizon dhe dergon vullnetare Shqiptare per te lufuar ne Siri. Konkretisht ky shtetas implikohet ne veprimtarine kriminale, element ky i dalë dhe gjate këqyrjes se telefonave celulare te shtetasit Artur Balla i cili eshte kthyer nga Siria nepermjet Turqise ne date 05.02.2014. Ne keto sms rezulton se familja e Arturit ka qëndruar bashke me familjen e Gerti Pashja ne Siri dhe me pas ne Turqi.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?

×

Lajmi i fundit

Dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë kremtojnë sot Shfaqjen e Perëndisë