Dy kushërinjt Klodian Gjozi, 28 vjeç dhe Sajmir Gjozi, 23 vjeç të dy banues në fshatin Kapidanaj të komunës Ishëm në Shijak, të cilët u shoqëruan për motorrin e vrasjes së Santos, janë mbajtur në qeli pasi tani akuzohen për armëmbajtje pa leje. Mësohet se ndalimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Klodian Gjozit ku u gjetën dhe sekuestruan një sasi fishekësh m -56, fishekë – manovër si dhe 3 fishekë armë gjahu.