Xhenila Tamizi, një ish vartëse e biznesmenit në arrati Ermal Beqiri, i hetuar nga SPAK për dosjen e AKSHI-t, është thirrur këtë të enjte në SPAK për t’u marrë në pyetje.
Tamizi, rezulton të ketë të regjistruar në emër të saj një jaht luksoz që sipas SPAK është blerë nga Beqiri. Vlera e jahtit të markës Predator 50 Skyfall në treg shkon gati 1 mln euro.
Në dosjen e SPAK, punonjësja e kompanisë “Soft & Solutions", Tamizi rezulton se është personi që rekrutonte edhe stafin për kompaninë e Beqirit dhe më pas i transferonte tek kompania e biznesmenit Ergys Agasi.
Jahti është bllokuar nga SPAK dhe aktualisht ndodhet i ankoruar në portin e Durrësit, në pritje të përfundimit të verifikimeve dhe procedurave ligjore.
Komente












