Ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari ka mbërritur për të dytën herë në SPAK. Meçollari do të japë shpjegime për kallëzimin për ndërtimet që janë bërë brenda bazës ushtarake të Shëngjinit.
“Sot jam thirrur për shkak të padisë së dytë që kam bërë. Bazën detare të Shëngjinit. Për këtë është i paditur Begaj dhe disa zyrtarë të tjerë. Këta kanë dhënë leje për ndërtimin e një pallati 4-katësh dhe privatizimin e zonës në pronat ushtarake.”- tha ai.
Pyetje: Është thirrur Presidenti?
Meçollari: Nuk kam informacion, nuk di asgjë.
Kujtojmë se ish zëvendës shefi i forcave detare, ka akuzuar në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj përpos Kollçakut. Një thirrje nga Prokuroria sot e ka marrë dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme Xhaçka në cilësinë e pozicionit që ka pasur.
Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari.
Më herët Meçollari ka artikuluar publikisht akuza edhe për ish shefin e Shtabit sot Presidenti Bajram Begaj, por nuk dihet nëse SPAK ka interes të thërrasë edhe kreun e shtetit si person në dijeni për të dhënë shpjegime.
Nga ana tjetër, Kollçaku nuk dha detaje lidhur me privatizimin e pronave të ushtrisë duke thënë se ajo për të cilën u pyet është sekret hetimor dhe do të merrej vesh në momentin e duhur.
G.MO/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
50%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.1%
Vota total: 6677
Lajme të tjera
-
SPAK luan me kujdes, por me këmbëngulje
23 Mars, 09:30
-
EKSKLUZIVE/ Lefter Alla dhe i afërmi i tij që mori tenderin u larguan me ‘Range Rover’ dhe u ngujuan në një tunel të ushtrisë! Dosja, si u vëzhguan nga SPAK
22 Mars, 17:32
-
Ahmetaj nën hetim për korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim parash dhe përfitime të paligjshme! SPAK merr në pyetje ish gruan dhe persona të tjerë
21 Mars, 11:55
-
DASH: Shqipëria probleme me korrupsionin dhe pavarësinë e gjyqësorit e medias! Në 2022-shin progres me punën e SPAK dhe shërbimet dixhitale, por duhet më shumë
20 Mars, 17:21
-
Arrestohet ish-punonjësi i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, merrte ryshfet për t'u mundësuar ish-pronarëve kompensimin e pronave! Nën hetim edhe 9 të tjerë, 1 në kërkim
20 Mars, 13:53
-
Deputetë e ministra të majtë, me pranga 'të djathta'?!
19 Mars, 19:21
-
Shkelja me tenderin 322 mln leke, në burg kryebashkiaku i Bulqizës dhe 9 të tjerë! U përgjua në biseda me mikun biznesmen! SPAK harroi të arrestojë njerin prej të akuzuarve
18 Mars, 11:19
-
SPAK ia kaloi si kompetencë Prokurorisë dosjen e 21 janarit, familjarët e 4 të vrarëve e ankimojnë në GJKKO
17 Mars, 11:37
-
Skandali i financimit nga paratë ruse/ 'EU Reporter': Kryemadhi pronare e llogarisë në Zvicër! Të dhënat i solli një burim anonim, do i dërgojë dhe në SPAK
17 Mars, 10:41
-
Kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi thirret në SPAK: U denonova nga qytetari që ishte kryer 3 ndërtime pa leje! Dje dëshmoi për 3 orë Vangjush Dako
17 Mars, 10:28
-
SPAK/ Dumani ripërsërit shqetësimin: Nuk kemi ambiente, deri në 6 hetues në një zyrë! Kur një prokuror duhet të marrë dikë në pyetje të tjerë dalin nga zyra
16 Mars, 10:42
-
Në pranga kryebashkiaku i Bulqizës, i dha kompanisë së të afërmit të tij ndërtimin e ujësjellësit 3 mln euro! Arrestohen edhe 12 të tjerë, mes tyre nënkryetarja e Bashkisë
16 Mars, 09:18
Per c.mllefe je tu fol o zotri kur ai po con fakte per shkatrimin dhe plackitjen qe po i bohet kti veni
PërgjigjuMllefet personale te cdo individi qe eshte larguar nga puna me nje arsye serioze nuk besoj te perkrahen dhe te kthehen ne ngjyra politike nga Spaku!Akoma njerez qe duhet te ishin ne burg po kerkoj te marrin prap qeverisjen e vendit dhe Spaku spo ben asgje po rri merret me shpifjet e disa personve.
Përgjigju