Një ditë pas vrasjes tek Kodrat e Liqenit, policia ka arrestuar një person, i cili akuzohet se ka qenë me autorin në momentin e ekzekutimit, dhe nuk e ka kallëzuar krimin. Myftar Pasha, 56 vjeç ka pasur dijeni për vrasjen e Haxhi Baçinozit, 62-vjeçar, pasi është shok me autorin, ka qenë me të kur është kryer vrasja, dhe dyshohet ta ketë ndihmuar për t'iu fshehur drejtësisë.
Baçinozi ishte duke shëtitur me djalin e tij kur u qëllua me armë nga një person, i cili pavarësisht errësirës, u arrit të identifikohej nga djali i viktimës, pasi njihej me babain e tij të ndjerë.
Autori i identifikuar si Islam Myrtaj, është shpallur në kërkim nga policia. Ai u largua nga vendi i ngjarjes me një motor, në drejtim të zonës së Saukut, dhe ende nuk ka rënë në pranga.
Nga hetimet e kryera deri më tani, policia dyshon që vrasja e Baçinozit, të jetë kryer për konflikte të vjetra mes tij dhe autorit. Ky i fundit dyshohet se i kishte marrë borxh një vlerë të konsiderueshme 62-vjeçarit, dhe konfliktet kanë nisur pikërisht për faktin se autori, Islam Myrtaj, nuk po i kthente lekët 62-vjeçarit, tashmë të vrarë prej tij.
Baçinozi është me origjinë nga fshati Radostinë i Fierit. Ai ka qenë i dënuar politik, nga Gjykata Ushtarake e Tiranës më 30 janar 1982, për agjitacion dhe propagandë, me 10 vjet heqje lirie dhe humbje të së drejtës elektorale për 5 vjet. Sipas informacioneve të mëparshme që ka pasur për të në media, thuhet se ai u dënua sërish më 3 qershor 1984, kësaj radhe me 21 vjet heqje lirie dhe humbjen e së drejtës elektorale për 5 vjet kohë për "veprën e terrorit në bashkë-punim" (dënim i kombinuar).
G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.5%
-
Jo
41.6%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1869
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk
27 Janar, 15:09
-
Shkodër/ Vrau me thikë 15- vjeçarin, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq të miturin
27 Janar, 13:23
-
Dy fëmijët e këngëtares Ana Oxa marrin nënshtetësi shqiptare, Qazim Belleno: I befasuar me ndryshimin e Tiranës
27 Janar, 12:56
-
Vrasja e postierit në Kamzë, arrest me burg Eduard Lamit! Arma dhe gëzhojat dërgohen në laborator shkencor
27 Janar, 10:29
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
Lamtumira për kryepeshkopin Anastas! Athina e përcjell drejt Tiranës me marsh funebër! Në ceremoninë e varrimit në Tiranë pritet të jetë dhe Mitsotakis
27 Janar, 08:25
-
Yzberisht/ Djali qëllon me thikë të dashurin e mamasë, pas sherrit në banesë, arrestohet (EMRAT)
26 Janar, 17:26
-
Mbajti të mbyllur 21-vjeçaren në një apartament në Astir, 36-vjeçarin e tradhtuan gjurmët e gishtërinjve kur u ndalua nga Rrugorja
26 Janar, 16:08
-
Tiranë/ Mbajtën të mbyllur 21 vjeçaren në një apartament në 'Astir', arrestohet njëri prej djemve! 36 vjeçari me precendentë, u dënua dhe për vrasjen e Denis Kasajt (EMRI)
26 Janar, 13:13
-
GJKKO e dënoi me 1 vit burg për korrupsion në zgjedhje, Kryebashkiaku i Rrogozhinës, Memolla: Nuk iki nga posti pa vendim të formës së prerë
26 Janar, 12:27
-
Ish-presidenti Moisiu mesazh partive në prag të zgjedhjeve të 11 majit: Mendoni për Shqipërinë më shumë se për karriget
26 Janar, 12:18
Po ca kafshesh qe jane keta qelbesirat... tjetri i ben nder duke i dhene para hua ai e vret.... hajde bej ndere pastaj....
Përgjigju