Hetimi Aliajt, PD: Rama linçon
gjykatësin kur s'i pëlqen vendimi

Hetimi Aliajt, PD: Rama linçon<br />gjykatësin kur s'i pëlqen vendimi
Partia Demokratike ka vijuar akuzat edhe më të forta ndaj kryeminsitrit Rama dhe ministrit të Brendshëm një ditë pas publikimit të lajmit së nisjes së hetimeve pasurore ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj. 

Përmes sekretarit për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso Partia demoratike thekson se nga njëra anë predikon vlerësimin vlerësimin e gjykatësve dhe propagandon që atë ta bëjnë profesionistët e jo partitë, nga ana tjetër ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij

"Rama linçon gjykatësin kur nuk i pëlqen vendimi, e do drejtësinë nën këmbët e tij. Nga njëra anë, Edi Rama predikon vetingun, pra vlerësimin e gjykatësve, dhe propagandon që atë ta bëjnë profesionistët e jo partitë, nga ana tjetër ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij, një vendim bazuar mbi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, mbi skandalin e përgjimeve."-tha Kaso

Ja deklarata e plotë e PD
Rama linçon gjykatësin kur nuk i pëlqen vendimi, e do drejtësinë nën këmbët e tij. Nga njëra anë, Edi Rama predikon vetingun, pra vlerësimin e gjykatësve, dhe propagandon që atë ta bëjnë profesionistët e jo partitë, nga ana tjetër ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij, një vendim bazuar mbi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, mbi skandalin e përgjimeve.

Linçimi publik mesjetar që po i bën gjykatësit sepse nuk dha masën që donte ai, në një përpjekje për të trembur gjykatën e apelit para vendimit për Cakon e tij, tregon mirëfilli, e nxjerr lakuriq, konceptin e Edi Ramës për drejtësinë dhe institucionet e drejtësisë.

Kjo është gjithashtu një vepër e rëndë penale, shkelje e nenit 145 pika 3 e Kushtetutës që ndalon ndërhyrjen në veprimtarinë e gjykatave.

Edi Rama po e shkel ligjin themelor, duke kërcënuar çdo gjykatës e prokuror në vend, duke u thënë se nëse hetoni kundër meje, nëse jepni vendime kundër meje, unë ju vërsul policinë.

Me fletërrufe e me aksione prej gestapoje, Edi Rama po u tregon gjykatësve dhe prokurorëve se i pret fati i Arjan Aliajt nëse guxojnë të hetojnë, të bëjnë drejtësi, kundër krimeve të tij, kundër korrupsionit të tij.

Për kujtesë, Arjan Aliaj është i njëjti gjyqtar që për Edi Ramën ishte në rregull, kur liroi babain e Saimir Tahirit të akuzuar për kontrabandë ilaçesh.

Partia Demokratike është pa asnjë rezervë në favor të hetimit të pasurisë së gjykatësve e çdo zyrtari në vend. Por vetëm bazuar mbi ligj, e kur kjo bëhet nga institucionet që kushtetuta ngarkon me këtë detyrë.

Edi Rama po dëshmon çdo ditë motivin e vërtetë që ka për reformën në drejtësi, që është kapja e saj. Kërkon ta ketë nën kontroll, që ai të verifikojë pasurinë e gjykatësve e prokurorëve, që ai të vlerësojë vendimet e tyre, që ai të caktojë kush qëndron e kush ikën.

Edi Rama kërkon ta ketë drejtësinë nën hyqëm, që të mbrojë krimet e tij, të mbrojë batërdinë e vjedhjeve në shëndetësi e dogana, grykësinë e tenderave që i ndan me miqtë, plaçkitjen e pasurive publike, aferat skandaloze si ajo e stadiumit, lidhjet me bandat e trafikantët, të mbrojë krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Eshtë sot detyrë kombëtare të mos e lejojmë Edi Ramën ta vendosë drejtësinë nën këmbët e tij.

Opozita është e vendosur për të mos lejuar kapjen mafioze të drejtësisë nga Edi Rama.

Do të ketë drejtësi sipas Venecias, vetëm sipas Venecias, sipas parimeve e standarteve të saj.

Drejtësi që kufton korrupsionin e krimin.

Drejtësi që nuk sulmohet nga kryeministri kur heton qeverinë.

Drejtësi që nuk linçohet nga askush kur bën detyrën e zbaton ligjin.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’  Rama: Na tmerrove fare...!

Habit neurokirurgu i njohur: ‘Pas 10 vitesh, komunikim në distancë përmes telepatisë!’ Rama: Na tmerrove fare...!