Hetimi i CEZ, mazhoranca shtyn
projektiligjin e PD-së/ DEBATET

Hetimi i CEZ, mazhoranca shtyn<br />projektiligjin e PD-së/ DEBATET
TIRANE - Shumica parlamentare në komisionin e Ligjeve vendosi të shtyjë projektligjin e propozuar nga Partia Demokratike për hetimin ndërkombëtar të ish-kompanisë së Shpërndarjes së energjisë CEZ. Sipas mazhorancës nevojitet kohë për të përgatitur si edhe për të marrë opinionin e institucioneve të ndryshme. Ky argument i mazhorancës duket se nuk i pëlqeu deputetëve demokrat. 

Nga pyetjet e mazhoracës opozita nxori në pah se Partia Demokratike nuk është konsultuar me prokurorin e Përgjithshëm. Me herët pasi opozita bëri një pasqyrim të projektligjit, deputetët e shumicës u fokusuan te pyetjet. Sipas këtyre të fundit drafti ka edhe probleme kushtetuese. 

Marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë çeke CEZ u denoncua nga opozita si një marrëveshje korruptive dhe për këtë arsye ka nevojë për tu hetuar nga prokurorë të huaj.
 
Debatet 

Halimi: Ne duam hetim ndërkombëtar të kësaj çështjes për zgjidhjen me marrëveshje mirëkuptimi të konfliktit me CEZ që i ka kushtuar shtetit shumë. Kjo përbën aferë të madhe që duhet hetuar ndërkombëtarisht.  afera e dytë është ajo e kompanisë DIA, ku avokatët e kësaj qeverie kanë deklaruar në gjyq se ka pasur ndikime nga Ilir Meta. Meqë janë përfshirë zyrtarë më te lartë të vendit kërkohet një hetim i pavarur ndërkombëtar. Ne parashikojmë procedurën që një trupë nga prokuroria e përgjithshme të atashohet së bashku me prokurorë ndërkombëtarë. Të huajt do të bëjnë hetime e procedime, por çdo gjë do të jetë në koordinim me prokurorin e përgjithshëm. 

Të shfuqizohen nenet e marrëveshjes që pengojnë hetimin e palëve. Vetë kreu i kuvendit është shprehur pro hetimit ndërkombëtar. 

Vebi Mucmata, deputet PS: Prokuroria shqiptare ka të gjithë aftësinë dhe kapacitetet për hetimin e çdo çështjeje penale. Një ligj i thjeshte si ky nuk mund të ndryshojë një ligj organik të cilësuar si ai i prokurorisë së përgjithshme. 

Halimi: Prokuroria shqiptare nuk e bën dot. Janë përfshirë drejtpërdrejtë, kryeministri..ministrat..kryeparlamentari. Parlamenti ja ka lidhur duart prokurorisë ti hetojë ata. Hetimi ndërkombëtar rrit besueshmërinë. 

Mucmata: Në rastet e tjera nuk ka asnjë firmë të prokurorëve të huaj në ndonjë akt procedural. Ata kanë dhënë vetëm ekspertizën e tyre. 

Manja: Në projektligj shkruhet ndryshe. Ju flisni ndryshe.
 
PD: Kostot e hetimit t'i paguajë qeveria
 
Manja: Kushtetuta e kushtëzon Delegimin e kompetencave. U jepet vetëm organizmave të huaja dhe vetëm me marrëveshje ndërkombëtare. Ky projektligj ka kosto mbi buxhetin e shtetit. 

Halimi: PD ka zhvilluar negociata me partnerë që kanë pranuar të sjellin këtu prokurorë të huaj.  grupi i prokurorëve të huaj ka të drejtë të administrojë prova sipas legjislacionit shqiptar. Qeveria shqiptare të marrë përsipër kostot e këtij projektligji. 
 
Majko: Cfarë mendon prokuroria e përgjithshme për këtë projektligj? Me kë partner ndërkombëtar ka negociuar PD për këtë lloj hetimi? Na duhet pak transparencë.

Halimi: Në këtë fazë po flasim ne parim. Në diskutimet nen për nen  do përgjigjemi për detaje. Opinionin e Prokurorisë së Përgjithshme nuk i kemi dhe nuk i dimë. Sa u takon komunikimeve me ndërkombëtarët do të japim përgjigje në kohën e duhur. 

Xhafaj: Meqë e nisët ju këtë projektligj, duhet të kishit bërë disa konsulta publike. Sidoqoftë unë ju jam drejtuar institucioneve për mendim dhe po presim përgjigjet e tyre. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës