TIRANE- Kryeministri Berish i bëri thirrje Carla del Ponte të pranojë hetimin e pavarur për hir të reputacionit të saj dhe të gjykatës së Hagës. “Ajo duhet të shpjegohet. Uroj që të mos njohë asnjë imunitet si Dik Marti.”- tha Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD.
Sipas Berishës akuzat e Del Pontes “kanë qenë më së shumti pazare mes prokurores dhe Beogradit.”
“Vetë zonja në memoriet e saj ka shkrojtur se e kishte informuar Koshtunicën se deri nga fundi i vitit një komandant i nivelit të lartë do të akuzohej në Kosovë. “-
Sipas kryeministrit Del Ponte ishte e programuar nuk përfilli asnjë raport të prokurorëve të saj të cilën deklaronin se nuk kishte prova për të dërguar cështjen në gjykatë.
“E tëra e organizuar nga shërbimet sekrete të Beogradit. 8 nga 9 dëshmitarët rezulton se kishin qenë nëpër zyrat serbe”- nënvizoi kryeministri.
“I bëri thirrje Pontes në inters të reputacionit, dhe gjykatës së Hagës të pranojë dhe vetë hetimin e pavarur, sepse këto deklarata të kolegëve të saj më të afërt përbëjnë akuzë shumë të rëndë, për mënyrën si drejtoi dhe menaxhoi një proces shumë të rëndësishëm
Ajo ka vepruar mbi konceptim se në ballkan nuk ka agresorë dhe viktima por të gjithë janë agresorë dhe viktima. Ky ishte fals, më parë u lirua Gotovina dhe më pas Haradinaj”- tha kryeministri Berisha.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com