Hetimi i dosjeve/ AKKP ndjekje
penale për ish-drejtorin e Tiranës

Hetimi i dosjeve/ AKKP ndjekje<br />penale për ish-drejtorin e Tiranës
Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave ka nisur verifikimin e dosjeve të pronave që kanë probleme në dokumentacion si dhe kallëzimin penal për ish drejtuesit e agjencive. AKKP ka bërë të ditur dje se ka dërguar për ndjekje penale një ish punonjës të zyrës së hipotekës Tiranë, drejtorin e Agjencisë Rajonale të Tiranës, grupin e punës së Agjencisë si dhe trashëgimtarët e një sipërfaqe toke. “Në kuadër të marrëveshjes ndërinstitucionale mes Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, Policisë së Shtetit dhe Avokaturës së Përgjithshme të Shtetit, bazuar në bashkëpunimin intensiv për t’i dhënë përgjigje abuzimit, përfitimit korruptiv dhe tjetërsimit të pronës përmes falsifikimit , AKKP ka kallëzuar penalisht përmes "Kallëzimit penal" Nr. prot 3551/5, datë 27.10.2015, ish nëpunësin e Hipotekës Tiranë, ish anëtaret dhe Kryetarin e KKKP Bashkia Tirane, ish Drejtorin dhe grupin e punës te ZRKKP Qarku Tiranë si dhe trashëgimtarët ligjorë të një subjekti të shpronësuar”.

Shkak I denoncimit janë bërë dyshimet në dokumentacionin me të cilin është përfituar një pronë prej 1085 m2. Sipas njoftimit të AKKP të kallëzuarit “dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kane bërë të mundur tjetërsimin në mënyre të paligjshme të sipërfaqes së truallit 1085 m2 dhe banesën tre katëshe që ndodhet mbi këtë truall, ndodhur në Tiranë. Personat e kallëzuar, nëpërmjet shpërdorimit të detyrës, falsifikimit dhe pastrimit të produkteve të veprës penale, kanë ndikuar dhe kanë bërë të mundur tjetërsimin e kësaj sipërfaqeje”.

Po ashtu bëhet e ditur se ka nisur verifikimi I vendimeve të dhëna më parë për kompensimin e pronës. Kjo në kuadër të sigurimit të hartës së tokave të lira që do të shërbejnë për kompensimin fizik të ish pronarëve. “AKKP gjatë procesit të nisur për identifikimin e pronës shtet si fond për kompensimin fizik të pronarëve dhe misionit për të përmbyllur ketë proces 23 vjeçar në favor të zbatimit të vendimeve përfundimtare për kompensimin e pronarëve është e angazhuar seriozisht në verifikimin dhe hetimin administrativ të të gjitha atyre rasteve ku konstatohet vjedhje dhe abuzim me pronën shtet në favor të personave që kanë përdorur dokumente të falsifikuara për tjetërsimin e kësaj prone”, thuhet në deklaratë.

Ky është rasti i dytë ku brenda një muaji AKKP dorëzon në prokurori dosjen me akuzën e ish krerëve të Agjencive. Në 16 tetor AKKP dërgoi për ndjekje penale 13 shtetas, nën akuzën e tjetërsimit të një prone në Berat. “AKKP ka kallëzuar penalisht 13 shtetas të cilët dyshohet se me veprimet dhe mosveprimet e tyre kanë bërë të mundur tjetërsimin në mënyrë të paligjshme të sipërfaqes pronë shtetërore prej 747 ha tokë në fshatin Meldovë, qarku Berat.

Nga hetimi administrativ i dokumentacionit të grumbulluar për këtë rast, rezulton përgjegjësia penale për tjetërsimin e pasurisë "tokë shtet" prej 747 hektarë, në qarkun Berat”, thuhet në deklaratë. Po ashtu AKKP shton se personat e kallëzuar, “nëpërmjet mashtrimit, falsifikimit dhe përdorimit të dokumentave të falsifikuara; në bashkëpunim me punonjësit shtetërorë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën dhe kanë falsifikuar dokumentet, kanë ndikuar dhe kanë bërë të mundur tjetërsimin e kësaj sipërfaqeje përmes një vendimi gjykate të rrethit gjyqësor Berat”.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 31 Tetor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës