Hetimi i Spahiut, komisioni
vendos shtyrjen afatit me 10 ditë

Hetimi i Spahiut, komisioni<br />vendos shtyrjen afatit me 10 ditë
Komisioni hetimor parlamentar për punën e ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiut, ka vendosur të shtyjë afatin e hetimit të tij edhe me 10 ditë.

Pasi Spahiu vendosi të lërë mandatin e tij, në komisionin hetimor parlamentar mbërriti pjesa më e madhe e dokumentacionit të kërkuar si pjesë e objektit të hetimit.

Dokumentacioni përmban mbledhjet e KLD-së dhe procesverbalet përkatëse për secilën prej tyre në vitet 2009, 2010 dhe 2011.

Në cilësinë e kryetarit të komisionit Alibeaj falenderoi kryetarin e KLD-së, Bamir Topin, për bashkëpunimin dhe kërkoi edhe dokumentacionin për menaxhimin e buxhetit. Kreu i komisionit hetimor shprehu vendosmërinë e komisionit për të cuar deri në fund misionin e nisur. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024