Hetimi i Spahiut, komisionin
dorëzon të hënën raportin

Hetimi i Spahiut, komisionin<br />dorëzon të hënën raportin
TIRANË – Ditën e hënë në Kuvend do të publikohet raporti që komisioni kuvendor hetimor ka hartuar në një muaj për aktivitetin e ish zëvendëskryetarit të KLD, Kreshnik Spahiu. Komisioni, i drejtuar nga Enkelejd Alibeaj e në përbërje të të cilit ka vetëm deputetë demokratë ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit, ku janë mbyllur hetimet. Alibeaj nuk ka dhënë detaje për gazetarët, por në përfundim të mbledhjes ka pohuar se raporti i plotë do t’i paraqitet deputetëve të hënën e ardhshme.
Deputetët demokratë të cilët firmosën ngritjen e komisionit, kishin si synim shkarkimin nga detyra të Kreshnik Spahiut për shkak, të asaj që sipas demokratëve ishte përdorim i postit zyrtar për qëllime partiake. Por, pak javë më parë, Spahiu dha dorëheqjen duke i paraprirë raportit, pas të cilit nuk dihet se çdo të ndodhë me nismën e mazhorancës.

DEKLARATA E KUVENDIT
Kryetari i Komisionit, Enkelejd Alibeaj bëri të ditur se brenda afatit të përcaktuar në shkresën zyrtare që komisioni i ka drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, si dhe Presidentit të Republikës si kryetar i këtij organi kushtetues, ka mbërritur pranë Protokollit të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë një set i plotë aktesh dhe dokumentesh shkresore, që kanë të bëjnë me mënyrën e menaxhimit të fondeve financiare të Këshillit të Lartë të Drejtësisë për vitet 2009-2011.
“Janë dokumentet financiare të 2009, 2010, 2011, dhe kanë të bëjnë me dokumentin e lëvizjes së mjeteve monetare në valutë, në lekë, të lëvizjeve financiare në thesarin e shtetit, dokumentet që kanë të bëjnë me tenderat, prokurimet, në lidhje me karburantin, me blerjen e pajisjeve të telekomunikacionit, riparim automjeteve, etj” tha Alibeaj. Ai tha se aktualisht me marrjen e këtij dokumentacioni komisioni është drejt përfundimit të përmbushjes të planit të hetimit.
“Komisioni ka marrë të gjithë dokumentacionin shkresor të kërkuar me qëllim verifikimin e të gjithë tematikës dhe drejtimeve të hetimit, pasi ne riçelën hetimin, jemi në kushtet për të deklaruar përfundimin e hetimeve në bazë të ligjit për komisionet hetimore” u shpreh më tej Alibeaj. Në këto kushte u miratua propozimi për të deklaruar mbylljen e hetimit të veprimtarisë së komisionit hetimor.
Komisioni vendosi që ditën e hënë dt.27.02.2012, ora 11:30, të mblidhet për të miratuar raportin përfundimtar të veprimtarisë së tij hetimore.


(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane