Hetimi në Çeki për skandalin e CEZ,
Braçe: Pyeteni Berishën, s’ka folur!

Hetimi në Çeki për skandalin e CEZ,<br />Braçe: Pyeteni Berishën, s’ka folur!
Pas lajmit në mediat çeke se në vendin e tyre ka nisur një hetim për skandalin e CEZ, ka reaguar deputeti Erjon Braçe.
 
Ai thotë se duhet të pyetet Berisha për privatizimin e OSSH, pasi nuk ka folur, ndërsa tani ka hallin e hetimeve në Pragë për shumën e 6.8 milionë Eurove, që u transferuan, pasi atje nuk ka se çfarë të bëjë.
 
Në artikull kjo gazeta investigon transfertën 6.8 mln euro të CEZ tek Nue Kalaj, shqiptari i Kosovës që u bë sekser i marrëveshjes mes qeverisë Berisha dhe kompanisë CEZ për privatizimin e OSSH.
 
Gazeta çeke flet për disa llogari bankare të Nue Kalajt, i cili ka tërhequr nga bankat kesh miliona euro pak kohe para zgjedhjeve të 2009.
 
Statusi i Erjon Braçes
Pyeteni Sali Berishen per privatizimin e OSSH!
Nuk ka folur!
Beri nje super gjullurdi per te mos u pergjigjur per te.
As mos ja degjoni fjalet me ere per zgjedhjet;
Ka vec hallin e hetimeve ne Prage!
Dhe nuk jane pak;
Janë 6.8 milionë (euro) shuplaka të shpërndara!!
As qe e ka mendjen tek zgjedhjet! Fare!
Aaaaa po, e ka mendjen tek zgjedhjet ne Parti!
Po humb instrumentin me te cilin mbrohet politikisht.
Por jo kete here!
Kete here, hetimet po kryen larg ketij vendi.
Atje nuk ka cfare te beje.




dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull