Hetimi ndaj Beqajt, Rama: U largua sapo u vu në akuzë! Gënjeshtër zhvatja e fondeve të BE-së, s'kalonin nga zyra e tij

Kryeministri Edi Rama ka folur në lidhje me hetimet ndaj ish-ministrit Ilir Beqaj, kur ky i fundit drejtonte Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC). Sipas kryeministrit Rama, fondet e BE-së nuk kalonin nga zyra që drejtonte Beqaj. Kreu i qeverisë përsëriti sërish se kjo nuk është një çështje që i takon qeverisë por drejtësisë.

‘Ilir Beqaj në sekondat që u vu në një akuza iku nga detyra. Të jemi të qartë. Ilir Beqja nëse sekondën u vu në akuzë dha dorëheqjen që të jemi shumë të qartë dhe u hap procesi për zëvendësimin e tij dhe nuk është kryenegociator.

Ishte koordinator i ndihmës në një institucion që nuk menaxhon fonde të BE-së nuk menaxhon fonde të asnjë donatori është një zyrë koordinimi në funksion të qeverisë shqiptare dhe një urë komunikimi me të gjithë donatorët për të gjitha proceset e akordimit të fondeve të huaja të cilat nuk kalojnë nga kjo zyrë por nga entitete e tjera që i disponojnë dhe më pas kryejnë procedurat e tyre. Zhurma e bërë për zhvatje fondesh të BE-së është një gënjeshtër pasi zyra nuk menaxhon fonde të BE-së.

Nuk i kalon fonde as nga BE-ja dhe nga asnjë institucion tjetër. Pastaj sa i përket çështjes në fjalë nuk ka fare lidhje me punën e qeverisë dhe timen ka lidhje me punën organeve të drejtësisë janë pyetje që nuk duhet ti adresohen qeverisë është punë e drejtësisë të vazhdojë drejtësia. Fakti që dikush merrte në hetim nuk është provë faji.’- tha Rama.

Rama tha u pyet mbi një shprehje që dikur përdorte se 'nuk ka hadutë mbi 2 metër të gjatë'. Rama tha se fakti që dikush është nën hetim, nuk tregon asgjë. Kryeministri Rama tha se me aq sa është informuar Beqaj është në akuzë për shpërdorim detyre dhe jo për korrupsion.

‘Kush është hajdut nuk e përcakton as ti as unë e përcakton vendimi i formës së prerë të një gjykate dhe nuk dua të hyj fare në komente të rastit. Aq sa jam i informuar akuza është shpërdorim detyre dhe jo korrupsion. Është një herë sepse është fjalë e madhe fjala hajdut dhe liria e fjalës që përdoret për të damkosur dikë si hajdut është abuzim. Po të them pa humor që ka një problem ajo pyetje. Fakti që sikush është në hetim do të thotë se është në hetim nuk do të thotë asgjë. Hetimet do ta tregojnë.’- tha Rama.

Kryeministri dha një përgjigje edhe për akuzat se qeveria nuk mban përgjegjësi për zyrtarët që kanë qenë pjesë e kabinetit të saj që po hetohen nga drejtësia.

“Na duhet drejtësi të godasë ata që janë të veshur me pushtet pa dallim, që të godasë edhe brenda qeverisë. Ideja që janë të paprekshëm nga virusi i korrupsionit ose paprekshmërinë duhet ta garantoj unë është një ide që nuk rrinë as në tokë as në qiell. Jepi dikurt një karrige dhe shiko sa i vlen lëkura. Forcimi i prokurimeve e bën më të fortë kontrollin dhe ul subjektivizmin”, u shpreh Rama.

 


Lajmi kryesor:

Bilanci 2023/ Rama: Përfituam 3.2 mld euro nga turizmi, viti më i miri për Shqipërinë! 3.5 mln euro të arkëtuara nga konfiskimet e shtesave pa leje


M.Q./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë