Hetimi ndaj Sali Berishës, Meta: Sulm politik i urdhëruar nga Rama, ia treguam më 20 shkurt kush jemi

“Nënat dhe motrat shqiptare janë më të persekutuarat në këtë qeveri”. Kështu është shprehur nga Fieri kreu i  Partisë së Lirisë Ilir Meta teksa ka theksuar se manovrat politike të mazhorancës për të mbrojtur personat përgjegjës për shumë afera  kane penalizuar edhe amnistinë duke bërë që në këtë ditë ndërkombëtare të gruas të mos përfitojnë prej saj as femrat e as meshkujt e dënuar.

“Mazhoranca përpiqet të mbrojë personat përgjegjës për shumë afera që të marrë votat e disa deputetëve opozitarë. Nënat dhe vajzat janë  më të persekutuarat nga kjo qeveri. Treguesit socialë ekonomikë dhe barra e jashtëzakonshme e rënduar mbi familjen shqiptare ka rënë mbi gratë nënat e vajzat.”

Ndërkohë i pyetur për çështjen Berisha, Meta është shprehur se i qëndron deklaratave të mëparshme se shtyrja e seancave është një çështje tërësisht politike, e urdhëruar nga Rama me qëllim izolimin e ish - kryeministrit dhe përçarjen e opozitës.

“Pak ditë më parë u mor një vendim tepër absurd siç ka qenë gjithë procesi kundër Belerit. Sa i takon Berishës është një çështje tërësisht politike e cila synon izolimin e tij me shpresën për të diktuar dinamikën brenda kampit opozitar dhe për të nxitur përçarje. Ne ia dhamë përgjigjen më 20 shkurt.”

Ndërsa për sa i përket votës së emigrantëve, Meta është shprehur se Partia e Lirisë do të bëjë të gjitha përpjekjet për të mundësuar këtë të drejtë të mohuar të emigrantëve.

“Pl është e vendosur për votimin e emigrantëve. Do bëjmë çdo përpjekje që ata ta kenë këtë mundësi që ata ta japin votën e tyre”.

Këto deklarata Meta i bëri për mediat pas një takimi të organizuar me strukturat e partisë në qarkun e Fierit.

B.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 12/03/2024 14:48

    Keta te bejne te votosh me zor per Edi Ramen… !!

    Përgjigju
  • Klip expoklip: 09/03/2024 18:22

    Obobo po e pa Mona Ilirin me kte dashnoren Xhixho ka per ta vra!

    Përgjigju
  • Linda: 08/03/2024 20:32

    Po jep mesazhe kok lopa fshatari Skraparit me skrapallien dy te dashurit e "Venedikut" po bejn moral hajdutet grabitqaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë