TIRANE- Pas rrëzimit të kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e një komisioni hetimor nga Kuvendi për hetimin e zhdukjes së të dhënave në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, janë zbardhur replikat e plota që janë zhvilluar mes krerëve të grupeve parlamentare në Konferencën e Kryetarëve.
Vetë kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka argumentuar antikushtetueshmërinë e kërkesës së hartuar nga PD me faktin se nuk duhet që të ndërhyet në hetimin e organeve përkatëse për zbardhjen e të vërtetës, ndërsa Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD, ka akuzuar qeverinë se ka vjedhur vetë të dhenat e serverit.
REPLIKAT
Meta: Objekti i kërkesës për ngritjen e komisionit hetimor cenon parimet kushtetuese,sepse ndërhyn në sferën e veprimtarinë të institucioneve kushtetuese dhe atyre të krijuara me ligj, duke krijuar dublim të kompetencave dhe ndikim në sferën e tyre të përgjegjësisë, në rastin konkret të institucionit të prokurorisë dhe të Ligjit ”Për prokurorinë”, duke marrë kompetencat e tij kushtetuese për hetimin e të gjithë praktikës. Në këto kushte komisioni hetimor krijon përplasje dhe mbivendosje kompetencash. Ka pasur dhe një kërkesë të stafit për Ministrinë e Financave, Drejtorinë e Tatimeve dhe për ata, s’ka pasur problem për tu hetuar nga parlamenti, por në këtë rast krijojmë precedent se problemi është se po heton prokuroria dhe ai thotë që çështja, dokumentacioni janë sekret.
Ruçi: Por kur bëhet kërkesa duhet të ketë tre kushte: Së pari numri i deputetëve, që në këtë rast PD-ja e ka. E dyta qëllimi dhe Hetimore, që parashikohet mos gabohem në nenin 9. Në këto kushte dhe rrethana ne nuk jemi dakord, megjithëse le ta vendosë seanca plenare.
Braho: Unë jam për ta ngritur komisionin hetimor. Është një çështje shumë sensitive përderisa edhe ish kryeministri, i cili del në konferenca shtypi me të paraburgosur ish drejtorin e IT-së. Por nuk na lë Kushtetuta janë pesë vendime të Gjykatës Kushtetuese të cilët nuk na lejojnë ngritjen e komisionit hetimor. Kështu që ky është një komision që nuk mund të ngrihet për dy arsye, Kushtetuese dhe për arsye të mungesës reale për të funksionimin e komisionit.
Paloka: Ne kërkojmë që komisioni hetimor të grihet për të parë lidhur me zbatimin e ligjit me të drejtën që ka ky, apo ai për tu futur në këto të dhëna. Ne i kemi të qartë në kërkesën tonë, por duam që të bëhet më e qartë për ata që se kanë. sipas të dhënave tona, që tashmë janë bërë publike aty kanë ndërhyrë pa asnjë të drejtë ligjore një këshilltar i Kryeministrit dhe një i Ministrisë të Financave. Ne nuk kemi ndërmend të marrim asnjë të dhënë sekrete në Drejtorinë e Tatimeve, të tjerë i kanë marrë dhe pikërisht këtë duam të hetojmë, se këta të tjerë me çfarë të drejte ligjore kanë shkuar ti marrin këto të dhëna sekrete. Kush i ka çuar dhe pse. Këto duam të hetojmë.
Shkrimi u publikua sot (09.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com