Hetimi: Yllka Shehaj e
implikuar në vrasjen e Elenit

Hetimi: Yllka Shehaj e <br />implikuar në vrasjen e Elenit
Yllka Shehaj, e dashura e Ilia Bashos dyshohet nga prokuroria dhe policia se mund të jetë e implikuar në vrasjen e 33 vjeçares Eleni Basho, për të cilën prokuroria ka aktualisht të arrestuar burrin e saj. Marja disa herë në pyetje dhe zbulimi i thënieve kontradiktore të saj, ka bërë që grupi i hetimit të ngrerë dyshime për një implikim të mundshëm të 30 vjeçares Shehaj në vrasjen e nënës së dy fëmijëve Eleni Basho. Sipas burimeve pranë policisë dhe prokurorisë, 30 vjeçaria Shehaj nuk përjashtohet nga hetimet rreth kësaj çështje, pasi deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi, ajo është pyetur disa herë, pasi dyshohet se mund të ketë lidhje me krimin e rëndë. Pavarësisht se 30 vjeçarja Shehaj publikisht ka rrëzuar poshtë dyshimet e policies, uniformat blu tregojnë se ajo është në verifikim, pasi në dëshmitë e dhëna nuk është treguar e sinqertë për tregimin e disa episodeve. Kjo ka bërë që grupi i hetimit të ngrerë pikëpyetje rreth rolit të saj në këtë çështje, dhe nisur nga këto rrethana, Yllka Shehaj në këto momente dyshohet se ka bashkëpunuar me të arrestuarin Ilia Basho. Burimet thonë se aktualisht mbeten vetëm në fazën e dyshimeve pasi në vijim koha dhe hetimi do jenë ata që do konfirmojnë implikimin ose jo të saj në këtë çështje. "Për këtë ngjarje ne
nuk përjashtojmë asnjë person të rrethit shoqëror, familjar dhe individë të tjerë që dalin gjatë hetimit, përfshirë këto dhe Yllka Shehajn"-janë shprehur burimet pranë grupit hetimor.

ILIA BASHO NË BURG
Bashkëshorti i viktimës Eleni Basho, pavarësisht se këmbëngul që ai nuk është autori, dje është lënë në masën e "arrestit në burg" nga gjykata e Tiranës. Ka qënë gjyqtari Altin Shkurti, i cili pasi ka dëgjuar pretendimet e avokatit Lazër Sokoli dhe të prokurorit të çështjes Etien Kapo, ka vendosur të mbyllë në qeli të arrestuarin Ilia Basho duke pranuar kërkesën e përfaqësuesit të organit të akuzës. Gjatë séances të zhvilluar me dyer të mbyllura prokuroria i vuri në dispozicion gjykatës disa prova, ku mësohet se më të vleshmet ishin katër procesverbalë deklarimesh të dëshmitarëve, (emri i të cilëve nuk u bë i ditur) si dhe disa prova shkencore e përgjime ambjentale. Nga ana tjetër, avokati i Ilia Bashos ka pretenduar se provat që disponon prokuroria, nuk tregojnë asgjë për atë që akuzohet klienti i tij Ilia Basho. Ai ka kërkuar lirimin nga burgu të 38 vjeçarit Basho, duke e quajtur atë si të pafajshëm për sa i përket akuzës së "Vrasjes me paramendim" të ngritur nga prokuroria e Tiranës. Vetë I arrestuari Basho, ska pranuar të flasë në gyq, duke pohuar se do përfaqësohej me avokatin e tij mbrojtës.

ELENI U VRA ME 2 PLUMBA
Sipas vendimit të gjykatës, hetimi ka arritur të përcaktojë se 33 vjeçaria Eleni Basho është qëlluar ditën e 2 shkurtit me dy plumba pistolete nga një person i vetëm. Vendimi I gjyqtarit Altin Shkurti ishte përpiluar në mënyrë të thatë, duke shmangur provat e prokurorisë, por kishte cituar vetëm katër procesverbalë deklarimesh të datës tre, gjashtë dhe 21 shkurtit 2012, që sipas gjykatës përbëjnë prova për lënien në qeli të Ilia Bashos. Në vendimin e lexuar nga gjyqtari Shkurti, thuhej se vendimi për ndalimin e Bashos I nxjerë nga prokuroria është I ligjshëm dhe se të gjitha aktet e administruara deri tani janë marë konform të gjitha dispozitave ligjore.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane