Edhe pse me një vendim për t’ju rikthyer komisioneve parlamentare, prezenca e opozitës në komisionin e kërkuar nga ajo vetë, për hetimin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, ishte e vakët edhe këtë mbledhje.
Në fazën më të rëndësishme të dëgjesave, atë me ministra e ish ministra, hetimi parlamentar për qeverinë, u udhëhoq nga socialisti Plarent Ndreca në mungesë të kryetares demokrate Albana Vokshi.
Përballë tij, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu ishte komode, edhe për të konsideruar vlerë të shtuar në shëndetësi dy koncesionet e check-up dhe sterilizimit.
“Nga marrja e detyrës jam njohur me kontratat koncesionare, janë të rëndësishme, vlerë e shtuar për shërbimin shëndetësor”, thotë Koçiu.
Pyetjeve të deputeteve të opozitës, Koçiu iu përgjigj duke vlerësuar se qëllimet kryesore të koncesioneve janë arritur.
“Për kontrollet (check-up) është një sfidë e përbashkët e shoqërisë për t’i kryer këto kontrolle, kemi dyfishim të nr të qytetarëve, e ka arritur qëllimin e saj kryesor të sensibilizojë popullatën”, shton ministrja.
Komisioni Hetimor në Shëndetësi u shty me dy javë afat për zhvilluar dëgjesat më të rëndësishme që mbyllen me dëshminë e Ilir Beqaj, që do të lërë për pak orë qelinë për të shkuar para ish kolegëve në parlament.
G.K/E.B/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Me strukturë hoteliere e pistë për helikopterët në tarracë! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Programi i depistimit të shikimit në shkolla, përfituan 87 mijë fëmijë
14 Janar, 12:48
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Realizohet në spitalin Memorial të Fierit operacioni për mpiksjen e gjakut në tru
4 Janar, 12:28
-
Tiranë/ 10 foshnje erdhën në jetë gjatë natës, duke u gdhirë 1 janari 2025! Koçiu u jep bonusin
1 Janar, 13:20
-
Viti i Ri, Koçiu: Mbi 2 mijë mjekë dhe infermierë në gatishmëri! Në 2025 nisim rikonstruksionin e Traumës
31 Dhjetor 2024, 16:47
-
Shqipëri, zhvillimet në vitin 2024, SPAK protagonist
30 Dhjetor 2024, 22:17
-
Abuzimi me fondet e BE në SASPAC, zgjaten me 3 muaj afatet e paraburgimit për Ilir Beqajn dhe Ermal Kurtulajn! GJKKO rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë
30 Dhjetor 2024, 16:09
-
Reforma e autonomisë financiare spitalore, plani i qeverisë për t'i kthyer në mundësi atraktive spitalet për mjekët dhe infermierët
28 Dhjetor 2024, 20:09
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Koncesioni i sterilizimit/ SPAK pranon kërkesën e GJKKO, rëndon akuzat për Beqajn, Rjepajn e Rrapajn! Avokatët kërkojnë kohë
23 Dhjetor 2024, 10:59
-
Koçiu: Rreth 55 mijë shërbime në banesë për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë që nga Janari
13 Dhjetor 2024, 16:59