Hetohen licencat për infermierët
e mësuesit, dyshohet për abuzime

Hetohen licencat për infermierët<br />e mësuesit, dyshohet për abuzime
TIRANE- Licencat që kanë marrë mësuesit, mjekët, faramacistët, infermierët dhe çdo profesionistë tjetër do të kalojnë në proces verifikimi. Një urdhër i nxjerrë nga Ministria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë do të bëjë kontrollin e të gjitha licencave që janë dhënë pas vitit 2014-t.

Sipas Ministrisë së Arsimit bëhet fjalë për një kontroll të licencave që janë dhënë deri tani nga Agjencia Kombëtare e Provimeve për të gjithë urdhrat profesionistë. Nga të dhënat e AKP-s, pritet të kalojnë në proces verifikimi më shumë se 10 mijë licenca të cilat janë marrë ose jo nga kandidatët të cilët janë testuar. Urdhëri i dy ministrive është firmosur nga Lindita Nikolla dhe Ilir Beqaj në datën 7 dhjetor dhe filloi zbatimin nga data 14 dhjetor, ditën kur kanë përfunduar provimet e shtetit për profesionin e rregulluar të mësuesit.
 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot

Mund të ketë disa keqkuptime me partnerin...çfarë thonë yjet për ju sot