Hetoi krimet e luftës në Kosovë, Ish-Kreu i Prokurorisë Speciale në Hagë emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump

Hetoi krimet e luftës në Kosovë, Ish-Kreu i Prokurorisë Speciale në Hagë emërohet këshilltar për hetimet ndaj Trump

Jack Smith

Prokurori i Përgjithshëm i SHBA-së Merrick Garland bëri të ditur më 18 nëntor se ka emëruar ish-prokurorin e Hagës për krime lufte, Jack Smith për të mbikëqyrur hetimet penale për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara në resortin Mar-a-Lago nga ana e ish-presidentit Donald Trump dhe mbi rolin e tij në trazirat e 6 janarit 2021, në Kongresin Amerikan.

Së fundmi, Jack Smith ka qenë kryeprokuror i Prokurorisë Speciale në Hagë që heton krimet që dyshohet se u kryen nga ish Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë dhe pas luftës.

Ai ka dhënë dorëheqjen si kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë të ngarkuar me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë.

Departamenti i Drejtësisë tha se kandidimi i ri i Trump për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, nxiti vendimin e Garland për të përdorur një avokat të specializuar.

Jack Smith, është prokuror veteran që drejtoi seksionin e integritetit publik të Departamentit të Drejtësisë në Uashington dhe më vonë shërbeu si kryeprokuror federal në Nashville, Tenesi, gjatë administratës së presidentit Barack Obama.

Në një deklaratë pas njoftimit, Smith u zotua të kryejë hetimet “në mënyrë të pavarur dhe në traditat më të mira të Departamentit të Drejtësisë.

Smith filloi karrierën e tij si ndihmës prokuror qarku në Zyrën e Prokurorit të Nju Jorkut në vitin 1994. Ai iu bashkua Distriktit Lindor të Nju Jorkut në vitin 1999 si ndihmës avokat i SHBA-së, ku ai ndoqi penalisht çështje duke përfshirë shkeljet e të drejtave civile dhe oficerët e policisë të vrarë nga bandat , sipas Departamentit të Drejtësisë.

Duke filluar nga viti 2008, ai punoi për Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe mbikëqyri hetimet e krimeve të luftës nën Zyrën e Prokurorit për dy vjet. Në vitin 2010, ai u bë shef i Seksionit të Integritetit Publik të Departamentit të Drejtësisë, ku mbikëqyri çështjet gjyqësore të rasteve të korrupsionit publik përpara se të emërohej ndihmësi i parë i avokatit të SHBA-së për Distriktin e Tenesit në 2015-n.

Ai u largua nga Departamenti i Drejtësisë në vitin 2017 pasi ishte prokuror në agjenci për më shumë se 16 vjet. Në vitin 2018, ai u bë kryeprokuror i gjykatës speciale në Hagë, ku hetoi krimet e luftës në Kosovë.

"Gjatë gjithë karrierës së tij, Jack Smith ka ndërtuar një reputacion si një prokuror i paanshëm dhe i vendosur, i cili udhëheq ekipet me energji dhe fokus për të ndjekur faktet kudo që të çojnë," tha Garland gjatë njoftimit të premten.

"Smith është zgjedhja e duhur për t'i përfunduar këto çështje në mënyrë të paanshme dhe urgjente.”/REL

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut

‘Në Librari’ me 3 tituj në rinj: ‘Lufta e fshehtë në Shqipëri’, ‘Jeta e shkurtër e Lukas Santanës’ e ‘20 mjeshtrit e hershëm shqiptarë’! ‘Tektonika e Shpirtit’ te Melodia e Vargut