TIRANË -Blerim Tominaj, i cili ka hetuar çështjen e aksidentit ku ndërroi jetë deputeti Sokol Olldashi është emëruar sot në krye të një prej institucioneve më të rëndësishme të autoritetit hetues në Shqipëri, në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Blerin Tominaj është një prej Prokurorëve më të njohur në Shqipëri duke hetuar disa prej çështjeve më të rëndësishme në vend. Një tjetër çështje me impakt të madh në opinionin publik, përveç aksidentit të Olldashit, që Tominaj ka hetur ka qenë edhe ngjarja e 21 Janarit.
Tominaj ka zënë vendin e lënë vakant prej muajit mars, pas transferimit me urdhër të Llallës në Prokurorinë e Elbasanit të Eugen Beci, për të cilin u shpreh se transferimi iu bë për të dhënë një impuls më të fuqishëm hetimeve në Prokurorinë për Krime të Rënda.
Prej muajit mars në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Llalla ka komanduar Adnan Xholin, i cili deri para kësaj periudhe ka mbajtur postin e drejtorit të hetimit në Prokurorinë e Përgjithshme.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com