Hidhet gaz lotsjellës, Basha dhe Kryemadhi: Nuk ikim! S'keni çfarë na bëni, mbajeni mend...horra!

Pasi policia ka hedhur gaz lotsjellës kur protestuesit çanë kordonin e parë të uniformave blu para Kuvendit, lideri demokrat Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbajtën një fjalë para simpatizantëve, ku thanë se nuk do të largohen derisa deputetët e mazhorancës të dalin nga Parlamenti.

"Edi Rama megjithë Gramoz Ruçin. Në qoftëse doni të fusni fshehurazi në Parlament Edi Ramën, si frikacak që është, nuk ka nevojë të hidhni gaz lotsjellës, por le të vijë e të përballet këtu me gratë dhe vajzat e Tiranës. Nga ty Musa Ulqini, nga ty Anastas Angjeli, për ty Mimi Kodheli, për ty Klotilda Bushaj, për ju gratë e Partisë Socialiste që turp më të madh nuk ka. Dita nuk mbaron sot. Dita do vazhdojë pafundësisht. Por turpi mbi shpatullat tuaja dhe mbi fytyrat tuaja nuk do të ketë fund. Hidhni gaz lotsjellës sa të doni. Por ju kurrë nuk do të ndaloni dot urrjetjen që kanë krijuar shqiptarët për qeverinë e Dakos, Abdylajve dhe gjithë të tjerëve. Ne prapë do të rrimë këtu, ju prapë do hidhni gaz lotsjellës. Por ju nuk do të ndaloni dot kurrë mallkimin e shqiptarëve, të cilët çdo ditë e më shumë do mallkojnë ju që helmoni shqiptarët dhe që vidhni shqiptarët. Mblidhuni të gjithë këtu. Ne nuk do të ikim, derisa të na shohin në sy deputetët që kanë ardhur me votat e krimit të organizuar", tha Kryemadhi.

Më tej fjalën e mori kryedemokrati Lulzim Basha, i cili nisi duke kënduar me një thirrje:

"Eja mblidhuni këtu-këtu, eja mblidhuni këtu-këtu, bashkë me ne", u dëgjua të thotë me zë të lartë lideri demokrat Lulzim Basha.

"Edi Rama, Sandër Lleshaj, dhe të gjithë ata që urdhëruan goditjen me gaz të nënave shtatzëna dhe fëmijëve, se ne të tjerëve s'keni çna bëni, mbajeni mend, do të jepni llogari para ligjit nga i pari tek i fundit, sovrani do tju cojë para drejtësisë, aty ku e keni vendin, horra dhe tradhtarë të popullit tuaj", përfundoi kryedemokrati.

Por teksa këto fjalime kanë përfunduar, policia ka hedhur sërish gaz lotsjellës, pasi turma nuk ju përgjigj thirrjeve me megafon të uniformave blu për të ruajtur qetësinë dhe për tu tërhequr nga dhuna.


Lajmi kryesor:

Flakë dhe përplasje, mbyllet pas tre orësh protesta e opozitës para Kuvendit (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë