Hidhet në erë klubi i natës
31 të plagosur në Kolumbi

Hidhet në erë klubi i natës<br />31 të plagosur në Kolumbi<br>
Hidhet në erë me eksploziv klubi i natës në rajonin Antioquia të Bajo Cauca të Kolumbisë. Sipas raportimeve të policisë dy persona të identifikuar hodhën një mjet shpërthyes në klubin “Bora-Bora” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Si pasojë e shpërthimit kanë mbetur të plagosur 31 pesona, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

Sulmuesit dyshohet të jenë një burrë dhe një grua, të cilët janë arresuar, sipas kryebashkiakut Oskar Anibal Suarez.

Komandanti i Forcave të Armatosura të policisë së Antioquia, Kolonel Carlos Sierra Nino tha se dy njerëz iu afruan klubit me motorçikletë pak para se të hidhej eksplozivi.
Motivet e ngjarjes nuk janë zbuluar ende,por dyshohet të jetë sulm mes bandave. Policia po punon për zbardhjen e këtij sulmi.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës

'Atë që ua merr deti duan ta rimarrin ndryshe' Dredha tregon luftën me bizneset në Vlorë për plazhet publike! Sqaron dhe videon e Ramës