I vihet tritol makinës së inspektorit të policisë në Durrës, disa të shoqëruar! Momenti kur vendoset lënda plasëse në mjetin e efektivit

DURRËS-Një sasi lëndë plasëse i është vendosur shtetasit Lulzim Kastrati, me detyrë inspektor policie në Durrës, e cila ka shpërthyer. Burime bëjnë me dije, se makina ka qenë e parkuar para banesës së policit dhe raportohet vetëm për dëme të vogla materiale. Policia njofton se ka shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Sakaq Report Tv ka siguruar edhe pamjet kur i është vendosur lënda plasëse në gomën e parë të makinës, e cila pas shpërthimit fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Deri tani nuk dihen motivet e vendosjes së lëndës plasëse, por pritet që hetimet të zbardhin ngjarjen. Lulzim Kastrati kishte vite që punonte si inspektor policie në Durrës.

'Më datë 03.09.2021, rreth orës 06:25, në lagjen nr.17, Durrës, dyshohet se është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse në mjetin e parkuar para banesës, në pronësi të shtetasit L. K.,(punonjës policie), nga e cila ka vetëm dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa persona që dyshohen që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.'- njofton policia.

1630650056_makina.jpg

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:09
Del video, momenti kur i vendoset tritoli makinës së inspektorit të policisë në Durrës

Report Tv ka siguruar pamjet kur një person ende i paidentifikuar, i ka vendosur një sasi lëndë plasëse makinës së efektivit të policisë Lulzim Kastrati në Durrës. Siç shihet edhe nga pamjet, personi vendos lëndën plasëse në gomën e parë të makinës. Lënda plasëse ka shpërthyer, por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz po vetëm dëme materiale.

 

Ora 09:21
Kush është inspektori i policisë që i shpërthyen makinën me tritol në Durrës

1630650056_makina.jpg

Makina e shpërthyer me lëndë plasëse mëngjesin e sotëm në Durrës, është në pronësi të Lulzim Kastratit me detyrë inspektor policie në qytetin bregdetar. Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale. Ndërkohë që ende nuk dihet se kush fshihet pas vendosjes së lëndës plasëse në makinën e policit, megjithatë policia ka shoqëruar disa persona.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A. N.: 03/09/2021 14:09

    I gezofte letrat.

    Përgjigju
  • Joti: 03/09/2021 07:24

    Direkt azil ky

    Përgjigju
  • kasemi: 03/09/2021 06:23

    ta gezosh azilin polic i dashtun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?



×

Lajmi i fundit

Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët

Greqia do të kufizojë internetin për fëmijët