Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka refuzuar miratimin e procesverbalit për seancën e kaluar duke kërkuar në shkresë dhe përfshirjen e mohimit të fjalës së Gazment Bardhit për të diskutuar programin qeverisës së PS-së. Gjithashtu në emër të opozitës, Tabaku ka kërkuar ripërsëritje të seancës.
“Në fakt duhet sqaruar që e gjithë ajo që ndodhi në shkelje të rregullores së parlamentit. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së kërkoi fjalën për procedurë për të diskutuar programi ne qeverisë. E gjitha kjo në procesverbalin që keni paraqitur nuk reflektohet. Është hera e parë që qeveria miratohet pa diskutuar programin e qeverisë. Kemi bërë kërkesë për përsëritje të seancës. Nuk mund t’i lënë në hije shqiptarët. Kjo lidhet me procesverbalin me zbardhjen e seancës së kaluar. Hera e parë Peleshi dhe nuk besoj se doni ta mbani këtë njollë.
E kuptoj që qeveria nuk ka as program për të diskutuar dhe as vizion, por nuk mund t’ia mohoni të drejtën opozitës dhe shqiptarëve për të pasur një debat parlamentar. Të drejtën e fjalës nuk na e hiqni dot, dhe as rregulloren nuk e shkelni dot. Duhet ta reflektoni në procesverbal që kryetarit të grupit parlamentar të PD ju mohua fjala”, tha Tabaku.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD: Të ripërsëritet prezantimi i programit! PS refuzon: E dhunuat seancën e kaluar! Miratohet përbërja e komisioneve











